Vazo të derdhura në allçi në forma e ngjyra të ndryshme, figura e portrete të gdhendura me daltë në dru, makete shtëpish të realizuara me karton, midis të cilave edhe dy godina të veçanta për të: shtëpia siç ia la babai dhe si e tjetërsoi ai disa vite më pas. Këto dhe shumë të tjera përbëjnë “pasurinë” artistike të Çlirim Muçollarit nga Maliqi.
Mbi 300 punime në 40 vite e kanë shndërruar në një ekspozitë oborrin e shtëpisë së 60-vjeçarit që zanatin e ndërtuesit e ka shndërruar në art.
Sot refuzon t’i shesë, pasi për të secila ka vlerë shpirtërore e që në të ardhmen do të mbeten si kujtim për pasardhësit e tij.