Speciale/ Parada 'retro' zhvendoset në qytetin bregdetar, 48 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët (VIDEO)

15 Gusht 2020, 13:01| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 13:10

  • Share

Rrallë ndodh që të shohësh në rrugë automjete që kanë shënjuar historinë. Durrësakët e kanë pasur këtë mundësi pasditen e së premtes kur parakaluan para shtëpive të tyre makinat e viteve '40-'80. Për nostalgjikët dhe jo vetëm, kjo është një feste e veçantë.

Parada Retro solli në Durrës 48 automjete të ruajtja e mirëmbajtura nga koleksionistët të mbarë vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit si dhe me "Heminguei fan club Albania" menduan të krijojnë pak gjallëri në këtë sezon të zymtë për qytetin më të madh bregdetar.

Automjetet fillimisht u vendosën në shesh kryesor të qytetit,  ku u vizituan nga qindra qytetarë por edhe turistë që i ruajtën këto momente në foto.

Janë automobil të markave Ford, Benz, Chevrolete, Fiat, Roll Roys të viteve '40-80.

Mbretëresha e këtij eventi u cilësua skoda, prodhim i vitit '80 në pronësi të kuksianit Rrahim Meçka. Ky lloj automjeti ka mbajtur peshën kryesore të transportit në vend përgjatë viteve '80. Ndaj u zgjodh për të kryesuar paradën në rrugët e Durrësit.

"I biri i shoferit të këtij automjeti e ka marrë në gjendje thuajse të shkatërruar e ka rindërtuar siç e mbante i ati në kohën kur bënte rrugën e Qafë Malit para viteve '90", tha koleksionisti Rrahim Meçka

Ina Haveri tha se ky event organizohet për herë të parë në Durrës fill pas Tiranës për ti dhënë gjallëri qytetit të goditur rëndë nga tërmeti i 29 nëntorit 2019.

"Eventi është konceptuar me paradën që e drejton skoda dhe ndiqet nga makinat e tjera retro", tha Ina Haveri, zëdhënëse e Drejtorisë së Transportit.

Ndërsa përfaqësuesi i bashkisë, Adrian Gurra tha se po mendojmë aktivitete pa grumbullime masive për tu ruajtur nga covid 19.

Më pas automjetet udhëtuan së bashku në rrugët e Durrësit deri në plepa. Muzika cantry e përzgjedhur nga anëtarët e Hemingueit shoqëroi Paradën Retro.

1597489316_retrodurres.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?