Sport

Speciale/ Të përshkosh malet e Shqipërisë me biçikletë, ‘Preateam’ sjell çiklizmin ekstrem (VIDEO)

7 Qershor 2021, 09:28| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 10:06

  • Share

Nëse dikujt i duket angazhim shumë i madh për t’u ngjitur në mal, këta djem e bëjnë edhe me biçikleta në krahë. Edhe nëse deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë e sigurtë është se ‘Peak Riders of Albania’ nuk kanë lidhje me zakonshmërinë. Këta djem të guximshëm, që shumë herë mund të kenë thyer edhe kockat, ushtrojnë sportin e ‘down hill’.

Zbritja e kodrave me biçikleta është vetëm një prej kategorive që ata ushtrojnë, por që në vetvete ka shumë adrelinë. Për fatin e keq në Shqipëri ky sport s’ka asnjë mbështetje, madje nuk është as pjesë e federatës, por këta djem i mban vetëm pasioni në një kohë kur është edhe shumë i kushtueshëm, pasi një biçikletë e vjetër kushton deri në 3 mijë euro.

Nëse syri jonë shikon një terren të pakalueshëm, ‘Pick Riders Albania’ e kthen atë në nje shteg. Pasioni i bën të mos ndalen dhe për rrjedhojë vështirë që të mos kenë shkelur në ndonjë cep të Shqipërisë. Në u takuam në fshatin Zall-Bastar të Tiranës, në një nga lokacionet e shumta të kryeqytetit që janë përshtatur nga vetë këta sportistë.  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?