SPECIALE 2023/ Traditat e pandryshuara në ndërrimin e viteve, si përzgjidhet ‘mbreti i flijuar’ i tryezës dhe sekretet e gatimit të gjelit të detit

31 Dhjetor 2022, 11:03| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 16:45

  • Share

Festat e fundvitit sjellin atmosferë kudo! Ndryshe nga shumë vende të tjera të botës ku Krishtlindjet janë kryefjala e festimeve,tradita në Shqipëri e kërkon që darka e ndërrimit të viteve të jetë më e rëndësishmja. Por cila është zanafilla e kësaj mënyre të festuari në vendin tonë?

Tradita e darkës së Vitit të Ri është vijim i ca zakoneve të krijuara gjatë periudhës së socializmit. Xhamat e dritareve dhe pema zbukuroheshin me pambuk dhe shirita me ngjyra. Punonjësit merrnin dhurata për fëmijët e tyre. Urimet bëheshin nëpërmjet kartolinave.

Amvisat merrnin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, lanin perdet, batanijet pra çdo gjë. Gatimi tradicional ka qenë gjithmonë gjeli i detit i pjekur ose i skuqur. Njerëzit e shërbejnë në mënyra të ndryshme, por më e preferuara është shoqërimi i gjelit të detit me përshesh, pra kulaç i thërrmuar dhe i regjur në lëngun e gjelit apo pulës së pjekur. Edhe sallata me histori ruse, ishte ndër pjatat më të rëndësishme të tryezës së vitit të ri.

Bakllavaja dhe kadaifi përgatitej nga vetë amvisat disa ditë para ndërrimit të viteve. Në TVSH fillonin programet e humorit që zgjasnin deri pasmesnate dhe më pas shfaqnin një film ekskluziv deri në orën 2-3 të mëngjesit.

Data 1 Janar karakterizohej nga vizitat familjare. Në atë kohë kishte rëndësi njeriu u parë që futej në shtëpi pasi ishte ai që do të “përcaktonte” fatin e atij viti. Tradita e vjetër e shqiptarëve për t’u mbledhur në darkën e vitit të ri vazhdon edhe sot. Gjeli i detit konsiderohet ende mbreti i flijuar i tryezës.

Më i kërkuari nga kryeqytetasit ndodhet në Baldushk. Report TV shkoi atje për të zbulouar se përse e zgjedhin dhe çfarë e bën të veçantë gjelin e detit që rritet në periferi të Tiranës. Më pas ju njohim hap pas hapi me sekretet e gatimit të shpendit të preferuar në fundvit.

Gjithçka që ju tregojmë janë pjesë e pandryshuar e traditës së festimit të darkës së Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e shkuara, familjet nuk gatuajnë më sasi, por vetëm për pjesëtarët. Disa zgjedhin të festojnë në restorante, të tjerë edhe jashtë vendit në varësi të buxhetit. E rëndësishme është që të jesh i rrethuar nga familja, të afërm e miq të mirë. Kjo është dhurata më e bukur në natën e ndrrimit të viteve!

Report Tv dhe Shqiptarja.com iu uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Vitin e Ri 2023!

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/01/2023 03:28

    Gezuar te gjitheve!Dua te shtoj qe ne 1 Janar eshte dhe tradita e gjetjes se monedhes ne byrek,ose kek.Ai qe e gjen ka fat gjate gjithe vitit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?