Sport

Spektakël me 9 gola, Vllaznia 'bombardon' Dinamon! Drejtuesit shkodran: Na pëlqejnë ditë si këto

19 Tetor 2021, 10:45| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 11:25

  • Share

9 gola, spektakël dhe fitore mahnitëse për Vllaznisë ka prodhuar ndeshja e fundit e javës së 5 të Superligës. Skuadra shkodrane ka fituar 6-3 kundër nëndetëses falë golave të Diagne, Durdevic, Aralicës ‘dopietë’, Jonuzit dhe Mustedanagic. Një 3 pikësh që kënaqi tej mase tifozët e shumtë në stadium, por edhe drejtuesit e klubit.

Alban Xhaferri, president i Vllaznisë: ‘Ishte një futboll i bukur dhe pamë një skuadër që ndërvepron e gjitha së bashku. Ishte një spektakël i jashtzakonshëm në Shkodër. Për këtë jemi të kënaqur të gjithë me çunat që bënë më të mirën, duke qenë edhe fantastik.’

Liridon Latifi, futbollist i Vllaznisë: ‘Siç e kam premtuar po kthehem në momemnte e mia më të mira dhe shpresoj që do përmiorësohem akoma më shumë. Kjo fitore na forcon shumë dhe jemi shumë të motivuar për të vazhduar para.’

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: ‘Më pëlqejnë ditë si këto. Ishte një moment i veçantë për Vllazninë dhe jam shumë i lumtur për tifozët që në fund të ndeshjes festuan me ne 3 pikët. S’kam çfarë them tjetër veçse jam shumë i lumtur.’

Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos: ‘Vllaznia ishte më agresive, na vendosi shumë në vështirësi, duke arritur të përmbyste edhe rezultatin. Pjesën e dytë shkoi jo mirë duke gabuar të gjithë përfshirë edhe veten time.’

Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 9 pikë, 2 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa Dinamo renditet në vendin e gjashtë me 6 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?