Arsenali dhe Tottenhami barazuan 2-2 në "Emirates", me derbin e Londrës që vlente për javën e gjashtë në ligën elitare të futbollit anglez. Ndeshja u hap me autogolin e Romeros në minutën e 26-të, ndërsa Tottenham barazoi me Son në minutën e 42-të. Duhej Saka që në të 54 minutë të kalonte "Topçinjtë" në avantazh, ndërsa një minutë më vonë sërish Son vendosi ekuilibrat. Tottenham dhe Arsenal ndajnë vendet 4 dhe 5 me 14 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Armando Broja rikthehet pas nëntë muajsh, Chelsea pëson humbje! Arsenali dhe Tottenham barazojnë 2-2, Liverpool bën detyrën
S.Dh/ReportTv.al