Stadiumi

Spektakël në 'Maradona', shiten të gjitha biletat për Napoli - Juventus

10 Janar 2023, 20:09| Përditesimi: 10 Janar 2023, 20:12

  • Share

Napoli dhe Juventus luajnë të premte në orën 20:45 për javën e 18-të të Serie A. Dy skuadrat ndajnë vendin një dhe dy në futbollin italian dhe dueli i "Diego Armando Maradona" është shumë i rëndësishëm për titullin kampion. Biletat për duelin e së premtes janë shitur të gjitha dhe këtë e konfirmon Amadeo Bardelli, menaxheri i marketingut të Napolit. 55 mijë tifozë do jenë në stadium.

"Janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje. Është sfida e sfidave sepse këtu askush nuk i kushton rëndësi taktikave, Juventusi duhet të fitojë nëse dëshiron të afrohet me liderët, do të jetë situata taktike ideale për Napolin. Sigurisht që do të jetë një lojë me interes të madh”, tha ai.

Vendasit kërkojnë mbështetjen maksimale në këtë duel teksa kryesojnë me 44 pikë, ndërsa Juventus me 37 pikë është në vendin e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?