Spinaq me vezë në tigan nga zonja Vjollca

19 Mars 2021, 10:41| Përditesimi: 19 Mars 2021, 10:43

  • Share

Spinaq me vezë në tigan

Përbërësit:

700 gr spinaq

1 qepë e thatë        

4-5 qepë të njoma

1 lugë gjelle oriz (opsionale)

kripë dhe arrëmoskat

kopër, majdanoz

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin shtojmë qepën e thatë dhe e kaurdisim mirë deri sa qepa të zbutet shtojmën orizin qepët e njoma të prerë në katër pjesë e më pas në gjatësi 1-2 cm. Vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepët të ulin volumin dhe orizin të fillojë të zbutet. Shtojmë 1.2 filxhan kafe ujë dhe lëmë qepën dhe orizintë ziejë pak. Nëse preferoni mund të shtoni pak salcë. Pasi ujë të shterojë shtojmë spinaqin e përziejmë vendosim kapakun për 2 minuta. E përziejmë spinaqin dhe pasi ai të ketë ulur volumin , rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat. Shtojmë kopër , majdanoz të grrië e përziejmë dhe hapim 4 gropëza me majën e lugës, vendosim në to 4 vezë syze ( të papërzjera) I spërkatim me pak kripë, piper të kuq. Vendosim kapakun sa vezët të mpiksen për 5-6 minuta dhe gjithcka gati e shoqërojmë me kos.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?