Receta

Spinaq sufle (au gratin) me bukë ne feta nga zonja Albana

14 Shtator 2021, 11:12| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 13:08

  • Share

Spinaq sufle (au gratin) me bukë ne feta

Përbërësit:

10 feta bukë tosti ose bukë masive pa kore

½ filxhan çaji me qepë të njoma të grira imët

½ filxhan çaji margarinë

½ filxhan çaji panna

1 kg spinaq

1 tufë majdanoz

1 tufë koper

3 vezë

Djath të grirë (lloji sipas dëshirës)

Kripë

Piper

Përgatitja

Fillimisht lyejmë me pak margarinë një tavë pireks ose tavë qelqi. Gjithashtu lyejmë me margarinë dhe fetat e bukës (pasi kemi larguar pjesët e koreve) dhe i vendosim në tavë.

Kaurdisim me pak vaj ulliri qepët e njoma, më pas shtojmë spinaqin të prerë mesatarisht. E kaurdisim për 4-5 minuta dhe sapo të ulë vëllimin shtojmë kripën dhe erëzat. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një spec të vogël djegës ose fara speci për një shije pikante. Masën e përgatitur e hedhim në tavë mbi fetat e bukës. E nivelojmë mirë me një spatul kuzhine dhe të gjithë sipërfaqen e spërkasim me djathë të grirë.

Rrahim vezët së bashku me panën dhe e hedhim mbi masën me spinaq. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 -40 minuta.

Koret që hoqëm nga fetat e bukës mund t’i presim në kubikë dhe t’i kaurdisim me pak vaj ulliri dhe erëza dhe mund të shoqërojmë një supë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?