Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri, foto një ditë para zgjedhjeve

Spiropali uron Tavon: Populli i Himarës foli, zgjodhi dhe dëshmoi kulturë demokratike! Punë të mëdha na presin

5 Gusht, 11:53| Përditesimi: 5 Gusht, 11:59

  • Share

Përfundimi i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë i ka lënë vendin edhe reagimeve politike apo zyrtare ditën e sotme.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri një mesazh me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, duke përgëzuar fituesin socialist Vangjel Tavo.

“Zgjedhjet në Himarë përfunduan. Populli i Himarës foli, zgjodhi, dëshmoi atë që dihej dhe pritej: një kulturë të lartë politike, qytetare e demokratike”, theksoi kryeparlamentarja.

Më tej vuri në dukje edhe fushatën e procesin zgjedhor të qetë që shoqëruan përfundimin zyrtar me rezultatin e votimit.

“E rëndësishme është që fushata dhe procesi ishin të qetë, të rregullt, me standardet e një shoqërie demokratike të një vendi anëtar të NATO-s, që përparon me shpejtësi drejt BE-së, të një vendi lider në rajon, që konsolidon pareshtur vlerat dhe institucionet e demokracisë liberale”, deklaron Spiropali.

Dhe në fund ajo bën një urim për kryebashkiakun e ri, i cili tashmë është nën siglën e të njëjtës parti ku bën edhe vetë pjesë, pas shumë vitesh larg selisë socialiste.

“Urime të përzemërta Kryetarit të ri të Bashkisë, kolegut dhe mikut Vangjel Tavo, për fitoren. Punë të mëdha të presin, i merituar Kryetar, për progresin dhe mirëqenien e njësive administrative Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht, të të gjithë himarjotëve, pa dallim. Përgëzime qytetarëve të Bashkisë Himarë për kulturën e lartë qytetare, tolerante, patriotike dhe demokratike”, përfundon kryeparlamentarja mesazhin e saj.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?