Foto nga protestat studentore te Ministria e Arsimit

S’po kërkohen negociata me PD dhe LSI, por dialog me studentët...

9 Dhjetor 2018, 20:26| Përditesimi: 9 Dhjetor 2018, 21:03

  • Share

Nuk ka kërkuar e nuk po kërkon kush negociata! Me kërkënd! As që ia vlejnë negociatat me PD e LSI; nuk duan zgjidhje, nuk duan ndryshim.

Janë ata që kontrollojnë qeverisjen e universiteteve dhe kanë përgjegjësinë kyçe të partizimit, për pasojë rrënimit të tyre-posaçërisht duke i denatyruar nga qendra dijesh në reparte militante ku partia respektive rekruton apo bën qokat e saj.

Shqip, duan pushtet, asgjë tjetër. Madje jo vetëm ata! Po kërkohet dialog, me cilindo djalë apo vajzë-studente, pedagog e pedagoge që realisht është i shqetësuar dhe ka një ide për ndryshime të thella në sistemin universitar të vendit. “Tarifat” janë një çështje tërësisht e plotësueshme, madje e tejkalueshme, por këtë herë mbi bazë meritë, kurrë më si qokë për parazitë partie.

Po a mjafton kjo? Joooo! Nga viti 2014 deri në fund të këtij viti janë 31.4 miliardë lekë nga Buxheti i Shtetit paguar për arsimin e lartë-universitetet; 38.8 miliardë lekë do arrijnë këto pagesa në fund të vitit 2019;

Po pyes përsëri; Ç'i keni bërë këto para?! Por mbi të gjitha: Po pyes përsëri: Ç'i keni bërë këto para?! Por mbi të gjitha: Cili është produkti që kemi marrë prej tyre?

Ne kemi një plan për të rritur edhe më financimin e arsimit; Por pyetja që mbetet është e njëjta: Cili do të jetë produkti?

Për këtë duhet dialoguar! Kush nuk dëshiron të ndryshojë gjendjen në universitete po bllokon me hir e me pahir dialogun; Kanë frikë nga ndryshimi, ju shkatërron pushtetin partiak e krejtësisht regresiv në universitete. Ata i shohin studentët hem si bankomat për korrupsionin partiak, hem si ushtarë për betejat e tyre.

Asgjë më shumë se kaq! Mendoni për vete, shokun, shoqen, ata edhe më të rinj se ju, të ardhmen tuaj e të ardhmen e tyre; Dialogoni! Nuk duam të ndryshoni as nga mendimet tuaja, fare. Nuk ju duam as për partinë e as në parti, fare! 

Ju duam këtu në Universitet e më pas në punë! Ju duam për Universitetin, është i juaji, jo i partisë! 

Kaq! 

VO: Dhe një gjë, për ju që vini nga familje në vështirësi, thuajse të pamundura për të mundësuar studimet tuaja: Vërtetë ju emocionojnë lavdet e kalamajve të oligarkëve? Vërtetë mendoni se këta mendojnë për ju? Joooooo! Mendojnë për babin e mamin pushtetekonomik humbur...

Komento

Komente

  • Brace Mavria: 09/12/2018 21:41

    Brace pse nuk dole e fole kur votohej Ligji I Arsimit Larte po e votove me te dy duart. Ky ligj u be per oligarket. Ku eshte pare qe te financohen privatet me taksat e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?