Kronikë

Stafi i ambasadës së Iranit largohet nga Shqipëria, nuk pranoi dorëzimin normal të godinës! RENEA futet për kontroll, më pas e merr në dorë policia (VIDEO)

8 Shtator 2022, 11:13| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 14:46

  • Share

Menjëherë, sapo kryeministri Edi Rama u kërkoi diplomatëve iranianë që të lënë Shqipërinë pasi u konfirmua se ata fshihen pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare, punonjësit e ambasadës së Iranit në Tiranë lanë ambientet e tyre. 

Stafi i ambasadës së Iranit nuk ka dorëzuar çelësat e godinës dhe nuk ka hequr flamurin, për ta dorëzuar në mënyrë normale godinën. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka ndjekur nga afër operacionin e RENEA-s, e cila është aty për të hyrë në godinë. Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv janë futur në godinën ku ishte ambasada e Iranit dhe kanë filluar kontrollet në të gjitha katet. Pas largimit të Renea policia e ka marrë në dorë godinën. 

Stafi diplomatik u bë gati që dje për t’u larguar pas ultimatumit të Ramës që pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike të lënë vendin tonë brenda 24 orëve. Trupit diplomatik iranian i janë dashur shumë pak orë për të përgatitur plaçkat për t’u larguar. Gazetari Rusta raporton se tashmë nuk ka mbetur asnjë diplomat iranian në Shqipëri. Shumica e tyre janë larguar në rrugë tokësore nga Maqedonia e Veriut. Report Tv mëson se para largimit, ata kanë djegur edhe disa dokumente, përmbajtja e të cilave nuk dihet ende. Në pamjet e filmuara nga Report Tv vihet re prezencë e madhe policie, me synimin që zhvendosja e diplomatëve të kalojë pa incidente. Ndërsa gjatë paradites së sotme janë vënë re automjete private që janë futur aty, duke dalë me dosje dhe sende të tjera të ambalazhuara.

Dje në një videomesazh nga Kryeministria, kreu i qeveisë shqiptare tha se pas hetimeve të bëra në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, është arritur në përfundimin se Irani ka angazhuar 4 grupe për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar. Ky vendim i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, që duhet të largohen nga vendi ynë brenda 24 orëve të fundit, teksa për këtë masë ekstreme, siç e ka quajtur Rama, janë vënë në dijeni edhe aleatët strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike të Shqipërisë. U deshën disa orë që ministria e Iranit të kishte një deklaratë zyrtare ndaj prishjes së marrëdhëniëve diplomatike me vendin tonë për akuza, të cilat i cilëson si të pabaza. 

Irani zyrtar mohoi se fshihet pas sulmeve kibernetike në Shqipëri ndërsa përmes një deklarate tha se shkëputja e marrëdhënieve diplomatike është një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se reagimi i menjëhershëm i SHBA-së është dëshmi e një komploti dhe fushate të re kundër Iranit, teksa thotë se Tirana është ndikuar nga një grup terrorist famëkeq i strehuar në Shqipëri, duke iu referuar muxhahedinëve.

Në ambasadën e Iranit ishin 72 diplomatë. Në periudhën e demokracisë, ky është rasti i parë që Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me një shtet tjetër, ndërkohë që edhe në 2018, Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Ky vendim drastik erdhi pas sulmit kibernetik që iu bë Shqipërisë përgjatë muajit korrik ku të gjitha shërbimet publike online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht. Shërbimet u kthyen në funksion të plotë pas katër javësh

Ora 12:35
FOTOGALERIA/ Ja iranianët e fundit që lanë godinën e ambasadës në Tiranë, kishin vetëm 24 orë kohë

 

Në këto foto shikoni personat e fundit të personeli të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë që janë larguar nga ambasada, pasi Shqipëria ndërpreu lidhjet me Iranin dhe i urdhëroi që të ikin për shkak të sulmit kibernetik.

Fotot janë bërë nga Florion Goga dhe janë botuar nga Reuters.

Ora 12:26
"Fuçi me flakë ndriçuan ndërtesën", policia operacion në ambasadën iraniane, Reuters: U dogjën dokumente

1662632844_O2JZZ44K65O2DDFE4SV3BY3ORE.jpg

Për aksionin e Policisë shqiptare  e cila kontrolloi ambasadën iraniane që tashmë ishte lënë bosh paraditen e sotme ka shkruar edhe agjencinë ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Në raportim Reuters nënvizon se ky operacion vjen disa orë pasi diplomatët iranianë dogjën letrat brenda.

“Policia, e veshur me maska ​​dhe helmeta dhe me pushkë automatike, hyri në ndërtesë - që ndodhet vetëm 200 metra larg zyrës së Ramës - pasi dy makina me targa diplomatike ishin larguar”, thuhet në shkrim.

Një dëshmitar i thënë Reuters se një burrë brenda ambasadës duke hedhur letra në një fuçi të ndryshkur, me flakë që ndriçonin muret e ndërtesës trekatëshe.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • moderni: 08/09/2022 14:23

    nxirrini per b.the jasht keta talebant se shqiperia eshte europe, skena pun me kta

    Përgjigju
    • Durrsak: 08/09/2022 15:50

      Jam plotesisht dakort. Koment me vend

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?