Statistikat: Sa është numri real i personave të sëmurë sot me COVID 19 në Shqipëri?

13 Prill 2020, 12:43| Përditesimi: 13 Prill 2020, 19:41

  • Share

Pyetja është më se legjitime. Përgjigja nuk është e lehtë. Të vetmet të dhëna të sigurta kemi numrin e të shëruarve dhe numrin e të vdekurve. Të prekurit dijmë ata që janë të konfirmuar, por edhe dijmë që janë dhe shumë të tjerë të paidentifikuar, pa simptoma, me simptoma të lehta, etj.

Dijmë edhe shkallën e vdekshmërisë së rasteve të konfirmuara (Case Fatality Rate). Për të arritur tek numri sa më i saktë i personave të infektuar mund të nisemi nga Infection Fatality Rate (IFR). Por edhe këtë nuk e dijmë dhe nuk do të mund ta dijmë deri në fund të epidemisë pasi të vlerësojmë me testim imunologjik shkallën e infektimit të popullatës.

Megjithatë do të përpiqemi të përdorim studimet e bërë nga të tjerët. Studiesit kanë arritur në vlerësimet se nëse në Kinë CFR ka qënë 4 %, IFR duhet të kenë qënë 0.66 % duke u luhatur në intervalet 0.38 % – 1.33 %.

Nisur nga të dhënat disponibël të rasteve pozitive, rasteve të shëruara, CFR në Shqipëri, mund të vlerësohet se nëse sot janë 206 raste pozitive aktive të konfirmuara, duhet të jenë gjithsej 1374 (nga 687 në 2404) raste apo 6.7 (nga 3.3 në 11.6) herë më shumë.

Ky është vlerësim nëse bazohemi vetëm mbi modelin kinez. Do të duhet të bëhen përshtatjet e nevojshme sipas strukturës së popullsisë dhe CFR përkatëse të çdo grupmoshe. Por për momentin nuk kam mundur të gjej të dhëna të incidencës dhe CFR sipas grupmoshave në Kinë.

Psh nëse do të kishim të njëjtën shkallë infektimi si në Itali, vetëm nga struktura demografike do të kishim CFR 9,5 % nga 12,5 % që e ka Italia.

Disa studjues bazuar në modelin kinez të përshkruar më sipër dhe strukturën demografike britanike vlerësojnë se IFR në Britaninë e Madhe do të jetë 0,9 % (0,4% në 1,4 %). Të tjerë studjues bazuar në këtë vlerësim të Britanisë së Madhe dhe strukturën demografike italiane vlerësojnë se në Itali IFR do të jetë 1,14 % (0,51 % në 1,78 %).

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 14/04/2020 09:23

    Mendoj se duhet të jenë më të arsyetuara, pasi në të nuk përfshihet asnjë gjë për pensionistët, po përmendet vetëm vlera e indeksimit e cila në fakt është shumë e vogël dhe nuk plotëson nevojat e tyre. Kryeministri ynë i nderuar, duket sikur i ka për zemër pensionist/t duke mos i lejuar të dalin jashtë, po në fakt nuk i interesojnë fare ata, se po të ishte e kundërta do të mendonte edhe për ata qoftë edhe me një shtesë sado të vogël për çdo pensionist qoftë edhe 5 000 lekë për këtë periudhë lufte që e quan ai, po që në fakt nuk është luftë ndaj ndonjë armiku, por ndaj një armiku imagjinar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?