Bilardistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Ballkani janë mbledhur në Laç. Prej 17-nëntorit në këtë qytet ka startuar kompeticioni "Steka e Artë 2023", me pjesmarrjen e rreth 35 sportistëve, mes të cilëve dhe Eklend Kaçi, i riu kurbinas i shpallur 4 herë kampion bote në bilardo.
Ky aktivitet ballkanik po orgnizohet nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit në bashkëpunim me Bashkinë Kurbin, ndërsa organizatorët premtuan mbështetje maksimale ndaj këtij sporti.
"Steka e Artë 2023", do të përmbyllet me 19-nëntor ku do të shpallen edhe fituesit e këtij kompeticioni ballkanik, i cili po tërheq vemendjen e qytetareve të shumtë kurbinas, por edhe më gjerë.