‘Steka e artë’, 32 sportistë garë për bilardistin më të mirë! Triumfon Astrit Tole i Flamurtarit

22 Korrik, 21:42| Përditesimi: 22 Korrik, 21:43

  • Share

Në qytetin e Vlorës u zhvillua aktiviteti sportiv “Steka e Artë”. Në garë për më të mirin ishin 32 bilardistë, të cilët vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe dhe vende të tjera të Botës.

Në arenën e bilardos të ngritur në “Lungomare të Vlorës”, pas disa garave të organizuara për tre ditë më radhë, fitoren arriti ta merrte Astrit Tolaj nga ekipi i flamurtarit.

Drejtuesi i Federatës Shqiptare të bilardos, Edmond Loku theksoi se aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme teksa Shqipëria njeh bilardistë me tituj të fituara jo vetëm në Europë por edhe Botë. 

“Ishim këtu në Lungomare, në qytetin turistik të Vlorës. Ishim pjesë e këtij evenimenti sportiv që për tre netë resht morë 32 bilardist nga gjithë Shqipëria dhe Finlanda. Rivaliteti ishte i lartë. Ne kemi kampion bote. Jemi absolut, ndër stekat më të mira”, tha Drejtuesi i Federatës Shqiptare të bilardos, Edmond Loku.

“Është një kampionat që e bëjmë çdo vit. Tifozeria është shumë e mirë dhe konkurrenca më e fortë se sa e prisnim”

Ky aktivitet sportiv i cili tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve dhe turistëve, u zhvillua nga Federata Shqiptare e Bilardos me mbështetjen e bashkisë Vlorë, në kuadër të Vlora, qyteti evropian i sportit për vitin 2024.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?