Lulzim Basha

Strategjia e dështuar/ 50 kushtet e Bashës para reformave kyçe dhe zgjedhjeve në 5 vjet

1 Nëntor 2019, 07:34| Përditesimi: 1 Nëntor 2019, 07:54

  • Share

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalli dje kushtin e radhës për zgjidhjen e krizës politike dhe bashkëpunimin për realizimin e reformës zgjedhore, teksa kërkoi krijimin e një qeverie tranzitore në çdo palë zgjedhjet deri kur Shqipëria të anëtarësohet në BE. Gjatë pesë viteve të fundit, sa herë Parlamenti duhej të miratonte reforma të rëndësishme, përcaktuese për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, si dhe në çdo prag zgjedhjesh lokale apo parlamentare, Lulzim Basha ka shpallur gjithnjë kushte dhe nënkushte të reja, në këmbim të konsensusit apo të pjesëmarrjes së zgjedhje. Që nga viti 2014, strategjia e drejtimit të opozitës nga Lulzim Basha është shënuar dhe dominuar nga lista me kërkesa kushtëzuese si dhe me shpallje të kushteve të reja, shoqëruar gjithnjë me retorikë të ashpër dhe kërcënime.

Nga viti 2014 deri më sot, Basha ka shpallur të paktën 50 kushte, gjithnjë para miratimit të reformave të rëndësishme, siç janë ndarja territoriale, reforma në drejtësi dhe së fundmi para reformës zgjedhore. Pothuajse në të gjitha proceset, strategjia kushtëzuese e kryetarit të opozitës, rezulton e dështuar. Në këmbim të miratimit me konsensus të reformës territoriale, PD me në krye Bashën shpalli disa kushte, ku dy më kryesoret ishin ndarja në jo më pak se 39 njësi, por jo më shumë se 50 të tilla, si dhe decentralizim dhe autonomi vendore para ndërtimit të hartës së re për ndarjen territoriale. Reforma territoriale u miratua pavarësisht kushteve. Për të dhënë konsensusin për reformën në drejtësi, sidomos për ligjin e Vetingut, Basha, në një hark kohor prej dy vitesh, shpalli dhe ndryshoi sipas konjukturave politike, mbi 50 kushte.

Falë presionit të fortë të SHBA-BE, kushtet erdhën duke u reduktuar deri në shuarje të plotë, ndërsa reforma në drejtësi u miratua me një konsensus historik, me 140 vota. Me konsensus u miratuan edhe 7 ligjet prioritare për zbatimin e reformës. Para zgjedhjeve lokale të 18 qershorit 2017, PD me në krye Bashën u ngujua në një çadër para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, shtyrjen e zgjedhjeve në vjeshtë dhe qeveri teknike. Plotësimi i kërkesave ishte kusht për pjesëmarrjen në zgjedhje. Zgjedhjet u shtynë vetëm një javë, Rama nuk u largua, ndërsa kishte një qeveri teknike në bazë të marrëveshjes së 17 majit 2017. Disa muaj më vonë, pasi humbi zgjedhjet, Basha e hodhi poshtë këtë marrëveshje.

Zgjedhjet e 30 qershorit dhe reforma zgjedhore

Strategjia me kushte u aplikua nga krye u PD Lulzim Basha edhe para zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Që nga muaji shkurt i këtij viti, PD, tashmë bashkë me LSI-në, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Pavarësisht lojës së kreut të shtetit me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, procesi zgjedhor u zhvillua në 30 qershor, ndërsa asnjë nga kushtet e Bashës nuk u plotësua. Strategjia përfundoi me humbjen e të 61 bashkive nga opozita. Strategjia me kushte po aplikohet edhe për reformën zgjedhore. Disa ditë më parë, PD-LSI shpallën një platformë me 5 pika, ku përfshihej edhe largimi i Damian Gjiknurit, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën si dhe drejtimi i reformës nga ndërkombëtarët. Kushti i fundit u hodh poshtë nga BE dhe OSBE, ndërsa Gjiknuri vijon te drejtojë komisionin. Ditën e djeshme,

Strategjia

Gjatë pesë viteve të fundit, sa herë Parlamenti duhej të miratonte reforma të rëndësishme, përcaktuese për integrimin, si dhe në çdo prag zgjedhjesh lokale apo parlamentare, Lulzim Basha ka shpallur gjithnjë kushte dhe nënkushte të reja. Nga viti 2014 deri më sot, Basha ka shpallur të paktën 50 kushte.

Dështimi

Pothuajse në të gjitha proceset, strategjia kushtëzuese e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, rezulton e dështuar. Megjithatë, kreu i PD nuk ka hequr dorë nga kushtet. Kushtin e fundit e shpalli dje, ku kërkoi qeveri tranzitore deri kur Shqipëria të integrohet në BE.

50 kushtet e Lulzim Bashës në 5 vite para zgjedhjeve dhe miratimit të reformave

Ndarja territoriale, vendi të ketë jo më pak se 39 njësi, por jo më shumë se 47 të tilla (2014)

Decentralizim dhe autonomi vendore para ndërtimit të hartës së re për ndarjen territoriale (2014)

Pranimi i propozimeve të grupeve të interesit për reformën territoriale (2014)

Anulimi i ndarjes së re territoriale (2014)

Komision hetimor për emërimet në administratë (2014)

Komision hetimor për severin e tatimeve (2014)

Rikthimi i Zana Xhukës në krye të ILDKPKI (2014)

Miratimi i ligjit të dekriminalizimit (2015)

Ndryshimi i ligjit për komisionet hetimore (2015)

Aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit (2015)

Komisioni hetimor për trafikun e drogës (2015)

Mandati i Valentina Leskajt (2015)

Mandati i Rakip Sulit (2015)

Moskthimi i Armando Prengës në Kuvend (2015)

Ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit vetëm për të ndëshkuar Armando Prengën (2016)

Reforma në drejtësi të ecë paralelisht me reformën zgjedhore (2016)

Reforma në drejtësi të miratohet pas zgjedhjeve të 2017 (2016)

Ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të bëhen si një paketë e tërë (2016)

Jo ndryshime të thella në Kushtetutë.

Reforma të udhëhiqet nga Komisioni i Venecias (2016)

Të mos ndërpritet mandati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla (2016)

Të ruhet mandati kushtetues i të gjitha organeve kushtetuese (2016)

Varësia e Byrosë së Hetimit të jetë nga prokuroria (2016)

Miratimi i Byrosë së Hetimit para reformës në drejtësi (2016)

Gjykata Kushtetuese të ketë të drejtë të për të shqyrtuar ligjin rishikues të Kushtetutës (2016)

Të mos cenohet roli i Presidentit në emërimin e gjyqtarëve (2016)

Të zvogëlohet roli i Avokatit të Popullit në procesin e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (2016)

Të hiqet roli i Ministrit të Drejtësisë në mbledhjet e KLGj-së dhe KLP (2016)

ILDKPKI të ngrihet në nivelin e një organi kushtetues, duke i njohur status të përafërt me SPAK apo BKH (2016)

Votim dhe numërim elektronik (2017)

Largimi i kryeministrit Edi Rama (2017)

Krijimi i një qeverie të përbashkët teknike (2017)

Shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit 2017 për në vjeshtë (2017)

Zbatim deri në një i ligjit për dekriminalizimin (2017)

Ndryshimi i Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm (2018)

Shkarkimi i Arta Markut dhe miratimi i një kryeprokurori të ri (2018)

Largimi i Fatmir Xhafajt, në atë kohë ministër i Brendshëm (2018)

Veting politikanëve (2018)

Shtyrje të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit (2019)

Largimi i kryeministrit Edi Rama (2019)

Tryezë dialogu pa Ramën kryeministër (2019)

Qeveri tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme (2019)

Përdorimi i teknologjive në votim (2019)

Dekriminalizimi i procesit zgjedhor (2019)

Sistem masash kundër shitblerjes së votës (2019)

Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive (2019)

Largimi i Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore (tetor 2019)

Largimi i Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore (tetor 2019)

Reforma zgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.) (tetor 2019)

Qeveri tranzitore në çdo zgjedhje, derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE (tetor 2019)  

Komento

Komente

  • Luli: 01/11/2019 11:38

    Populli e ka kuptuar tashme qe Lul Basha eshte nje deshtak i lindur,i paafte,genjeshtar,manipilues ordiner,dhe nje kryehajdut i kalibrit te larte.

    Përgjigju
  • Për hajdarin: 01/11/2019 07:59

    U komentua o hajdar analfabet. Or tfung mishi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?