Flamur Noka dhe protestat para bashkise Tirane

Strategjia e gabuar e dhunës dhe e frikës vazhdon të tkurrë opozitën e të dizbalancojë Shqipërinë

12 Maj, 12:10| Përditesimi: 12 Maj, 12:14

  • Share

Ndërsa Edi Rama po bën performëncën e radhës politiko-artistike me shqiptarët në Athinë, ku me siguri do të betohet se do ta bëjë Shqipërinë dhe shqiptarët kampionë në Rajon, në Tiranë ajo që ka mbetur nga opozita lajmëron mini-protestat me Molotov, pankarta e miniperformanca të demonstrimit të forcës edhe javën që do të vijë.

Është vërtetë e habitshme se si ata që kanë mbetur në grupimet e ndryshme opozitare vazhdojnë të mos e kuptojnë me të gjitha format, mënyrat, fjalët, faktet, dëshmitë se strategjia e ofendimeve, dhunës, shpifjeve, kërcënimeve, është një strategji që nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon, por ata vazhdojnë.

Do të duhej një investigim i kujdesshëm gazetaresk për të kuptuar mirë dhe thellë se në ç’proporcione ka ndikuar dhuna dhe gjuha e dhunës e aplikuar nga disa politikanë në zvogëlimin e radhës së opozitës dhe në rritjen e pasurimit individual dhe personal të disa politikanëve që e përdorin prej vitesh atë. Në këtë listë do të ishte mirë të përfshiheshin dhe disa analistë dhe opinionistë që e ushqejnë dhe e ofrojnë me të njëjtin pasion dhe ritëm të politikanëve që e ushtrojnë, pa sjellë asnjë rezultat në forcimin apo zmadhimin e opozitës, përkundrazi në rrudhjen dramatike të saj.

Nëse fjalët kyçe në diskurset e PS-së sot janë:

Dashuri

Ngrohtësi

Mirënjohje

Shqiptari’

Emër i mirë

Vëmendje

Mirëenergjizim

Qëllim i pastër

Ëndrra

Së bashku

Shqipëria po bëhet

Të fortë

Investime

Etj.etj.

Fjalët kyçe të eksponentëve të PD-së vazhdojnë prej vitesh të jenë:

Hajdut

Bandë

E zeza

Bandit

Burg

Lëpirës

Argat

Mafioz

Plaçkitje

Spiun

Lolo

Gënjeshtër

Letër higjenike

molotov

Etj.etj.

 

Të duket Tirana si Gaza apo si Ukraina a janë imazhe që për shqiptarët sjellin shpresë dhe besim? Sondazhet dhe faktet tregojnë të kundërtën, por edhe për këtë, ky grupim gjithnjë e më i tkurrur i opozitës shqiptare dhe e mbështetësve të tyre opinionistë e ka akuzën gati të egër e të hidhur kundër Edi Ramës sigurisht, por edhe ndaj kujtdo që në vite e në vite është munduar që t’i bëjë të arsyetojnë, të logjikojnë.

Atëherë, çfarë llogarish po bëjnë, meqë nuk kanë rezultate të dukshme opozitarët e sotëm të Tiranës? Të tyret personale apo të  Shqipërisë dhe shqiptarëve të opozitës?

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?