PD nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër po angazhohen maksimalisht për fushatën e 6 marsit, që më shumë se një garë elektorale, po shihet edhe si një betejë mes tyre. Demokratët kanë zbritur në terren bashkë me ekipin drejtues ende pa nisur zyrtarisht fushata, ndërsa Sali Berisha ka rikthyer një sërë figurash të vjetra.
Fushata ‘derë më derë’ nuk e solli në pushtet më 25 prill, por Partia Demokratike nuk ka hequr dorë nga e njëjta strategji as në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Menjëherë pas zyrtarizimit të kandidatëve, PD nisi prezantimin e tyre në struktura, e njëkohësisht takimet që zbarkuan në terren trupën drejtuese të PD.
Kryedemokrati Lulzim Basha ende nuk ka nisur takimet e përbashkëta me kandidatët, por kupola drejtuese tashmë i ka ndarë përgjegjësitë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi do të udhëheqë fushatën në Lushnje, Grida Duma në Durrës e Rrogozhinë, Enkelejd Alibeaj në Shkodër, Jorida Tabaku në Vorë dhe Xhelal Mziu në Dibër.
Ashtu sikurse më 25 prill, demokratët nuk kanë zgjedhur takimet elektorale tradicionale, por turet me qytetarët e bizneset nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë.
Përkundrejt tyre, tashmë Sali Berisha ka nisur një tur të prezantimit të kandidatëve, nëpëmjet mitingjeve, të cilin e shfrytëzon edhe për akuzat në drejtim të Lulzim Bashës.
Fillimisht me flamujt e PD dhe përdorimin në masë të simboleve të saj, panoramë që tashmë duket më e zbehtë, Berisha prezantimin e kandidatëve ka zgjedhur ta bëjë i ndarë nga LSI, nga e cila gjeti mekanizmin për të regjistruar kandidatët.
Në fushatë, ai ka rikthyer një sërë figurash demokratësh të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk kontribuuan, si Arben Imami, Arben Ristani, Myqerem Tafaj, apo Ardian Turkun që u shfaq në takimin e Rrogozhinës.
me gjithe merzine e carlos ,luli nuk ka aanje shans .....
PërgjigjuNuk ka nevoje Basha qe te dale ne fushate, sepse punon pushteti per te. A e keni vene re qe qeveria nuk eshte duke punuar fare per zgjedhjet? Ka dicka qe nuk shkon, kur nderkohe per zgjedhjet ne bashkiake ne Diber(e mbani mend besoj) u ngrit i gjithe shteti. Pra gjithcka eshte e qarte, PS do votoje per partine e Lulit.
Përgjigju