TIRANË- Në Afganistan nuk ka asnjë shqiptar që pret të evakuohet mes kaosit në aeroportin e Kabulit, (që do të thotë se 36-vjeçarja është rikthyer në atdhe) e ndërsa Shqipëria po bëhet gati për të pritur jo 3000 siç është deklaruar më parë, por 4000 afganë që u rrezikohet jeta nga talebanët. Shqipëria është bërë gati për t'u siguruar mbrojtje për një periudhë 1 vjeçare, mirëpo kryeministri Edi Rama në një intervistë për gjigantin CNN tha se kush prej tyre dëshiron që të qëndrojë përgjithmonë, është i mirëpritur dhe krejtësisht i lirë ta bëjë.
"Ne ishim të parët që dolëm dhe thamë që jemi të gatshëm njerëzit që kanë punuar me ne, për momentin po punomë për listat që po na sjellin rreth 2000 dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t'i mirëpritur, pra do të ketë rreth 4 mijë dhe ky është numri që do të kalojnë në vendet e tjera përfshirë edhe SHBA-së. Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, por ky është një vend ku te Kanuni ndër rreshtat e para thotë "shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë", tha Rama.
Për ata që u duket shumë, numri i afganëve që Shqipëria do të strehojë, kryeministri hoqi një paralele me shqiptarët e Kosovës që gjetën një strehë të ngrohtë në vendin tonë, atëherë kur në atdheun e tyre u rrezikohej jeta. Aso kohe, Shqipëria ishte më e varfër nga sa është sot, por pritja e tyre nuk i bëri shqiptarët që të vdisnin urie, tha Rama, e nisur nga kjo e sheh si një detyrim moral pritjen e afganëve. Vendi ynë ka qenë ndër të parat që u ka hapur dyer bashkëpunëtorëve të perëndimit në Afganistan, në një kohë që shumë vende anëtarë të NATO-s kanë refuzuar. Për këtë arsye, Rama nuk i kurseu kritikat për këtë aleancë, duke thënë se duhet të mbrojë vlerat për të cilat është ngritur ose rrezikon të zbehet.
"Ne kemi kujtesë dhe besojmë se është në nderin e anëtarëve të NATO që kanë mbrojtur vlerat për të cilat ne qëndrojmë, ndërkohë që rrezikon që NATO të zbehet në vendet që kërkojnë liri, trajtim të barabartë për gratë. Është e qartë që jemi sfiduar në një mënyrë të tillë sic nuk jemi sfiduar më parë, jo nga ndonjë kundërshtarë, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë që i themi botës ose për zgjedhjet e ardhshme aty këtu, jemi mes sondazheve dhe objektivave dhe ky është një objektiv shumë i madh ku nuk mund të dështojmë. Jemi vend i vogël, por nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë që ne jemi dhe ka të bëjë me faktin që qëndrojmë për diçka që është e rëndësishme për fëmijët tanë, ne kemi përjetuar luftën, kemi parë 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga Kosova dhe ne ishim në një situatë më të vështirë ekonomike nga sa kemi qenë kenë, dhe pritja e tyre nuk na bëri të vdisnin urie, por na bëri më të pasur moralisht, tha Rama.
Nga njëra anë Greqia e Turqia po ndërton mure për të parandaluar një fluks refugjatësh në vendet e tyre, Rama thotë se zgjedh që të respektojë këtë vendim të marrë nga shtetet fqinje, por vë theksin se pavarësisht të gjithave ngjyrës, racës, gjuhës apo fesë që kanë, në fund të fundit janë njerëz që duhen shpëtuar teksa sjell edhe një shembull personal nga familja e tij për të treguar se këto tipare nuk janë të rëndësishme.
"Mendoj se faqja më e ndritur e historisë që ju përmendet është faqja që shkroi Angela Merkel duke u hapur krahët refugjatëve sirianë, i shpëtoi nderin Evropës atë kohë. Ne respektojmë nevojat dhe interesat e gjithë miqve dhe aleatëve tanë dhe nuk duam që t'u japim leksion. Unë nuk diskutoj shifrat, nuk është fjala për shifra të ulëta apo të larta, por është fjala për disponibilitet. Ne ndoshta patëm fatkeqësinë, sepse e dimë se çfarë do të thotë të jetosh nën regjim, 30 vite më parë ishim në afganët që i ikim ferrit. Ne ishin Koreja e Veriut në Evropë. Italia tashmë po përfiton shumë nga integrimi i shqiptarëve. Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët tanë janë ortodoksë, kemi një të vogël që mund të zgjedhë të bëhet e hebre kjo takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, për njerëz që i besuan asaj çfarë ne i besuam 30 vite më parë që i ikën ferrit të talebanizmit të kuq. Nëse Evropa dhe SHBA nuk do të gjenden dhe duke u tërhequr jemi të detyruar t'u japim strehë u japim strehë", tha ai.
Në listën e personave që pritet të vijnë në Shqipëri janë gazetarë, kineastë, edukatorë, dhe Rama, duke u zhveshur nga kostumi i një drejtuesi shtetit, e duke veshur atë të artistit, tha se do të ishte mëkat që këtyre personave t'u prihen ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen.
"E thatë në mënyrë të përsosur, unë se kisha mendjen tek politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët dhe për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Ishte për shkak të kufizimeve në veprimtaritë artistike dhe ndjeva nevojën për liri. Duke parë profilet e njerëzve mund të shihja gazetare, kineastë, yje filmash, si mund t'i lëmë këta njerëz në baltë. Si mund t'ua mbyllim dritaren e ëndrrave dhe shpresave këtyre njerëzve. Ne e dimë shumë mirë se për ta ka një litar të errët të përgatitur për të varur të gjitha ëndrrat dhe shpresat dhe ata vetë", përfundoi Rama në intervistën për CNN.
Sot, me vendim të Këshillit të Ministrave, u përcaktua se afganët do të qëndrojnë në Shqipëri për të paktën një periudhë 1 vjeçare, e ndërsa u ngrit një Task-Forcë e përbërë nga 7 ministra, e drejtuar nga Olta Xhaçka që do të merret në çdo hap, deri në akomodimin e tyre në vendet e përcaktuara në Tiranë, Durrës e Berat. Në një kohë që flitet për numra apo strehimin e tyre, nuk ka ende një datë konkrete se kur afganët priten që të vijnë në Shqipëri, kjo për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit.
Kryeministri Edi Rama ka pohuar se pritja e refugjatëve afganë nuk ka lidhje me çështje fetare, duke qenë se vendi ynë është me shumicë myslimane. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për njerëz dhe jo për etiketa që lidhen me ngjyrat, kulturën apo besimin.
Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mik pritur ata?
Rama: 'Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse Evropa dhe SHBA nuk do të gjenden dhe duke u tërhequr jemi të detyruar t'u japim strehë', tha ai.
Pirrdh pirdh se lirohesh.afganet nuk vij jo se sdo ti e se sduam ne por aeroporti karzai esht I mbyllur.ska asnji shonce te fute mrena.per her te par I jam mirenjojes talebaneve se ne menyr indirekte po na shpetojn nga shkartisja rraces
PërgjigjuDuke pare profilet e njerzve kishte gazetare, kineaste e yje filmash. E kush nuk i ka ndjekur filmat e famshem Afgane.
PërgjigjuHebre lind, nuk behesh. Te kishe zgjedhur ndonje fe tjeter se ka plot. Pavarsisht lapsusit, te pergezoj per gadishmerine qe po tregon.
PërgjigjuPo te q....... ropt o trap o mut njeri , po sikur ishte per nje koh perkohesisht e pastaj i merrte Amerika app jo ? Po ti e shet vendin per karrier o pleher . Ajo rrac nuk duan njeri-tjetri dhe lufojne vetveten e i dashke ti !! Duaje rracen tende e ndihmo rracen tende se po i qon ne katastrof.. ishalla nuk ta harron ai popull kete qe ti po i bën !! Nje dit si heret apo von te ardhet dita si Kadafit qe populli i tij e mbyten me gurë . Amen
PërgjigjuCfare lidhje ka Kanuni Besa leshi preshi me afganet or palaco? Manipulues i pacipe! I largove shqiptaret po i zevendeson me afgane dhe bangladeshas! Po ti paske qene me keq se Sali Berisha,zoti e ruajte Shqiperine!
PërgjigjuMerr sa te dush se rraz tersi jan ato, kur te fillojn te bejn rremuja eni te shofim se ça do ndodhi
PërgjigjuNga 1000 cdo jave. Hajt tmorsha t’ligat Sulltan Rama
Përgjigju