Strehoi 150 qen dhe mace, ‘shpëtimtarja’ e kafshëve: Jam kundër shitjes së tyre

9 Shkurt 2023, 07:08| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 07:21

  • Share

“Që fëmijë kemi patur mace. E doja si motër, e fusja poshtë jorganit tinëz gjyshes sime”. Kështu e nis rrëfimin në emisionin “Një nga ne”, në Report Tv, Tereza Limani, gruaja që është shndërruar në shpëtimtaren e kafshëve.

Dashuria që ka për ta është e papërshkrueshme, ndaj kjo e ka shtyrë drejt një nisme të vështirë, por jo të pamundur. Prej 13 vitesh, kujdeset rregullisht për kafshët e braktisura në rrugë, disa prej tyre u ka ofruar edhe strehim në shtëpinë e saj. Aktualisht mban 10 qen dhe mace.

Puna si sanitare nuk i ofron të ardhura të mjaftueshme, por dhembshuria dhe bujaria që e karakterizon, ka bërë që ato të mos lihen në mëshirë të fatit. Ajo ka arritur të depërtojnë në botën e tyre dhe t’i kuptojë nevojat që kanë. Mes të tjerash na thotë se është kundër shitjes së kafshëve.

“Kafsha dhurohet, është një jetë. A blihet njeriu? Jo. Edhe kafsha nuk ka pse të blihet se është shpirt i gjallë. Ka rruga plot.”

Po si është bashkëjetesa me kaq shumë qen dhe mace? Çfarë duhet të dimë kur marrim kafshë nga rruga? Sa kushton të mbash një kafshë shtëpiake? Ndiqeni emisionin e plotë për më shumë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/02/2023 23:36

    Akti i saj eshte humanitar,por kafshet nuk jane kure per vetmine njerezore,nuk e zevendesojne dot mungesen e njeriut.

    Përgjigju
  • Tironci: 09/02/2023 10:53

    Te jemi mirenjohes per mesazhin qe kjo grua,ndoshta me te ardhura shume modeste,i jep publikut dhe shoqerise ! Gazeta ta coje deri ne fund,efektin qe ka publikimi i ketij "Shembulli" ! Hapni nje llog bankare,per publikun (natyrisht per ata qe jane te ndjeshem ndaj kesaj qasjeje) qe desheron ta mbeshtese.Absolutisht qe veprimi i saj nuk ka as lidhje dhe as pritshmeri me ndonje perfitim,por mesazhi qe jep do mbeshtetur. Sikur 100 persona te kontribuojne me nje mije leke(te vjetra) eshte ndihme dhe tregon reflektim.Edhe Bashkia duhet te kontribuoje dhe jo vetem "vathin" ne veshin e tyre. Tironci

    Përgjigju
  • IDA: 09/02/2023 09:36

    ZOTI TE DHENTE SHENDET DHE JETE O ROB I MIRE !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?