'Strong Balkan', Forcat Speciale të Shqipërisë siç nuk i keni parë asnjëherë! Qitje me snajper, hedhje nga 2000 m, asgjësim 'terroristësh'

7 Nëntor 2023, 20:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 21:09

  • Share

Strong Balkan 2023, për herë të parë në Shqipëri. 220 Forca Speciale nga 7 vendet e Ballkanit prej disa ditësh ndodhen këtu në zonën e Bizës duke zhvilluar operacione nga toka dhe ajri, si pjesë e syërvitjes më të madhe që Shqipëria ka pritur ndonjëherë.

Veprimet individuale apo kolektive me helikopter janë pjesë e operacioneve speciale që zhvilluan beretat vishnje gjatë stërvitjes, ku për herë të parë përmbushen të gjitha metodat e infiltrimit nga Forcat Speciale.

E veçanta e trajnimit që ka mbledhur bashkë forcat elitë të 8 vendeve të Ballkanit, është hedhja për herë të parë me parashutë e operatorëve tanë specialë nga një lartësi e cila arrin deri në 2000 metra.

“Kjo stërvitje ka për objektiv shkëmbimin e eksperiencës speciale ndërmjet këtyre vendeve, rritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të operatorëve specialë si dhe ndërtimin e urave të komunikimit dhe miqësisë ndërmjet këtyre vendeve”.- tha nënkolonel Ajet Jata, Komandant i Operacioneve Speciale.

Forcat tona elitë demonstruan operacione speciale me në fokus goditjen e objektivave terroriste, si dhe evakuimin e pengjeve apo të kolegëve të plagosur në fushëbetejë.

Gjatë manovrave, në mbështetje të beretave vishnje ishin jo vetëm helikopterët, por edhe snajperistët, të kamofluar sipas terrenit, në një largësi 500 metra nga objektivi i tyre.

Projekti “Strong Ballkan” përfshinte 9 vende të rajonit, por në fushën e stërvitjes mungonin forcat speciale të Serbisë.

“Pala serbe ka ndjekur konferencën e parë planëzuese dhe këtu kanë vendosur të mos marrin pjesë, në stërvitje”.- tha Major Bleart Vuçaj, Shefi i Operacioneve Speciale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbi: 07/11/2023 23:37

    Po Forcat speciale te Kosoves ku jane.me vjen keq duhet me shume bashkepunim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?