'Strumbullari' i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: 25 prilli ndeshje e shitur, populli do lider me karakter

21 Janar 2022, 12:27| Përditesimi: 21 Janar 2022, 15:17

  • Share

I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. 11 vite nga vdekja e 4 protestuesve të pafajshëm, Meta nuk gjeti asnjë fjalë ngushëlluese për familjarët e viktimave, ndërsa u shpreh sot është për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën.

‘Jemi pikërisht në një ditë të tillë sipas kalendarit dhe jemi për të dhënë mesazhe për artin dhe kulturën.’- tha Meta.

Nga ana tjetër, Ilir Meta mezi pret që të heqë kostumin e presidentit dhe të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu tha nga qyteti i Korçës në një prononcim për gazetarët, i cili u shpreh besimplotë se populli i 2 marsit mezi pret që ai të marrë drejtimin e partisë. Meta nuk la pa thumbuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike. Lulzim Bashën, teksa ju referua vetes së tij duke u shprehur se vendi do një lider me karakter, që nuk e tradhton popullin e tij. E shfrytëzoi deklaratën para mediave për një tjetër akuzë të fshehur në drejtim të kryedemokratit Basha, kur tha se zgjedhjet e 25 prillit u shitën.

‘Do vazhdoj deri në 24 korrik, mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit e makinat e policisë që nuk i duroj dot fare. Mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres që të jap më të mirën time, për popullin që ka nevojë që të ketë një lidership me karakter. Mezi po pres të jap më të mirën time për popullin. Në zgjedhjet me të para pasi të postin e presidenti më keni në beteja të vërteta. Pasi të heq kostumin e presidentit do të me keni në ndeshje dhe Ilir Meta ka treguar se nuk i trukon ndeshjet. Se Rama nuk ka fituar ishte ndeshje e shitur që pa filluar 25 prilli.’- u shpreh Meta.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, premtoi se do të dorëhiqej nëse Rama fitonte zgjedhjet, premtim të cilin nuk e mbajti. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se do të mbyllë të plotë mandatin 5-vjeçar si kryetar shteti, dhe më 24 korrik 2022 do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, që e themeloi në shtator të 2004-ës, për t’ia lënë më tej bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kur u bë president.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gore: 22/01/2022 05:26

    ik o thyej qafen po gjithe jeten ne politike ju hyy bashibozuker

    Përgjigju
  • emigrant USA: 21/01/2022 16:30

    ilir meta duhet te gjykohet e te denohet vetem prej taksapaguesve shqiptar, ai e vodhi dhe e masakroi ket ven qe prej 30vitesh pa i hyre nje ferr ne kemb .

    Përgjigju
  • Tani: 21/01/2022 15:23

    Ilir meta burri me i poshter,,,prej korrupsioni te tij dhe sali berishes u vrane 4 VETA ne tirane....meriton burgim te perjetshem,,,sekuestrim pasurie,.dhe HEQE e te drejtes per votim,,,per 25 vjet....

    Përgjigju
  • Gjergj: 21/01/2022 14:10

    Kokèpalarè jemi. Zhuli, "meriton" plumbin. Shqipèria, vèndi i shqiponjave qè fluturojnè nè qiell dhe e burrave hajdutè e vrasès nè tokè, qè bèjnè "presidentin" me votat e kèrkuara pèr rilindje.

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/01/2022 13:55

    O like mezi pret te hewesh kostumin e presidentit te takosh njerezit e 2 marsit nuk do makina dhe shoqerues Ashtu eshte si thua ti do behet Edhe ne mezi presim qe ti te heqesh kostumin e Presidentit se nuk te shkon Por ne populli i 2 marsit do te japim te veshesh nje kostum shume te bukur qe nuk do ta heqesh me tere jeten edhe ne gjume Do ta japim dhurate do ta kesh Suprize si dekurimet qe i ke dhene te gjith shqiptareve Se nuk jane dele

    Përgjigju
  • Laberi ital: 21/01/2022 13:05

    Nje nga politikanet me te korruptuar ne historine e Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?