Studentët dorëzojnë peticion në kryeministri: Qeveria na ka përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, duam nga 100 euro mbështetje

19 Shtator 2022, 11:18| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 15:17

  • Share

TIRANË- Një grup studentësh kanë dorëzuar sot në kryeministri një peticion të firmosur nga 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student me 100 euro. Peticioni është realizuar online tek Portali ‘Studentët Denoncojnë’, kjo për shkak se studentët janë me pushime dhe nuk ndodhen në Tiranë.

Përmes peticionit kërkohet ndihmë konkrete për studentët, me nga 100 euro për person, pasi sipas tyre kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Në peticion shkruhet se qiratë e shtëpive kanë shkuar në 300 euro, ndërkohë që produktet e shportës janë rritur me 60% dhe këto kosto nuk mund të përballohen me pagën minimale prej 32 mijë lekësh.

Një grup i vogël studentësh dorëzuan peticionit, ndërsa paralajmëruan edhe protesta, ose bojkotim të viti akademik, por kjo pritet të shihet në vijim.

“Në këto kushte që jemi është e pamundur të nisë viti akademik, se xhepi i studentëve është bosh. Tentativa për protestë do të ketë gjithmonë”, tha një student.

Studentët thonë se qeveria i ka përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, prandaj kërkojnë mbështetje financiare për të përballuar kizën ekonomike.  

Ora 15:08
Studentët kërkojnë 100 euro mbështetje, Xhixho: Qeveria po e degradon arsimin, nuk u jep as sa Kosova

 

6 mijë studentë kanë zhvilluar një peticion “online”, nëpërmjet të cilit kërkojnë mbështetje për çdo student prej 100 eurosh. Partia e Lirisë, nëpërmjet deputetes Erisa Xhixho ka mbështetur peticionin dhe thonë se qeverisë do t’i kushtonte 12.5 milionë euro plotësimi i kërkesës së tyre, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.

Ajo ka akuzuar qeverinë se i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për atë që e cilëson si bandën e inceneratorëve dhe se nuk ka 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit.

Deklarata e Partisë së Lirisë:

"Të nderuar qytetarë, 

Kjo qeveri po e degradon arsimin dhe efektet e para sapo kemi nisur t’i shohim. Klasat dhe auditoret e boshatisura janë shenja e parë e një dështimi që pasojat do t’i ketë në dekada të tëra.

Arsimi si prioritet kombëtar është emergjencë për të luftuar shpopullimin e vendit. Nëse nuk e bëjmë tani, shumë shpejt këto pasoja do të jenë të pakthyeshme.  Edhe sot Studentët janë lënë jashtë të ashtuquajturës paketë antikrizë, peticioni i tyre është shume I drejte dhe duhet te merret menjehere parasysh nga qeveria

12.5 milionë euro do t’i kushtonte qeverisë plotësimi i kërkesës së tyre. Pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion.  Kjo qeveri që i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për bandën e inceneratorëve nuk i paska 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit.

Nuk u jep dot atyre as sa u jep qeveria e Kosovës, e cila ju ka dhene studenteve nje ndihme prej 100 euro ne muaj, me një buxhet shumë më të vogël krahasuar me Shqipërinë  Kjo qeveri që ka mbledhur 400 milionë euro vetëm falë rritjes së çmimeve nuk paska mundësi të mbështesë studentët në këtë fillim viti, ndërsa përballen me qiratë e rritura dhe koston e shtrenjtuar të jetesës. Kjo qeveri i ka paratë, por nuk i ndan me ata që vërtet kanë nevojë për mbështetjen financiare të saj. Kjo qeveri e sheh zhvillin te krimi dhe jo tek arsimi.

Më shumë se asgjë tjetër, këto shifra tregojnë filozofinë e qeverisë Rama: vjedhjen dhe abuzimin me paratë e shqiptarëve në dëm të tyre dhe së ardhmes së vendit. Shifrat e dala nga statistikat zyrtare dhe raportimet mediatike nxjerrin në pah dështimin total të qeverisë “Rama” në sektorin e arsimit.  Bursat shtetërore nuk i joshin më të rinjtë shqiptarë të studiojnë në universitetet e vendit. Të ashtuquajturat degë prioritare rrezikojnë të mbeten pa student. 

 Shifrat flasin vetë:Në 15 degët prioritare prej vitesh shënohet vetëm rënie e numrit të studentëve

 Degët e mësuesisë, një domosdoshmëri për arsim cilësor, nuk përbëjnë më interes për studentët, pasi pagat në arsim nuk motivojnë askënd  Në degën e fizikës për këtë vit ka vetëm 6 studentë të regjistruar. Imagjinoni vetë të ardhmen e kësaj dege në Shqipëri dhe pas disa vitesh pasojat e saj në shkollat e vendit Shkollave që mbyllin dyert përditë rrezikojnë t’u shtohen edhe universitetet. Mësuesit dhe pedagogët janë të keqpaguar dhe kërkesat e tyre injorohen, edhe pse kërkojnë të kenë paga të paktën sa Kosova.

Arsimi shqiptar eshte ne udhekryqin me te rrezikshem te histories se tij , ndaj te ngrihemi te gjithe ne kembe per ta mbrojtur ate sepse vetem ne kete menyre mund te mbrojme te sotmen dhe te ardhmen jo vetem te mijra e qindra studenteve por dhe ate te zhvillimit te vendit. Cdo dite qe qeveria nuk merr masa eshte nje krim per vendin dhe per aspiratat e zhvillimit te tij."

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/09/2022 23:34

    Jam shume dakord me studentet per 100 euro, por me disa kushte:1-Vertetim e verifikim qe me te vertete kane nje pune part-time.2-100 euro t'ju jepet vetem atyre qe jane te varfer,studentet qe i kane prinderit me pune te mire dhe ata qe verdallosen me Mercedis te mos kualifikohen per ndihme.3-Ndihma te jepet vetem per muajt e shkolles,jo per kohen e pushimeve 4-100 eurot te jepen ne formen e kartave si //Foodstamps-EBT// amerikane qe jepen per te varferit,dhe keto ne Shqiperi t'a kene te percaktuar sa euro kane ne karte dhe te percaktohet qarte se cfare mund te blihet me to.Ne rast se perdoren per dicka tjeter pervec asaj qe eshte e percaktuar,kasat e pagesave te mos i pranojne automatikisht.5-Nje zyre duhet krijuar ne Q.Studenti,ose ekuivalentin e tij ne qytete te tjera ku ka universitete,kolegje e shkolla te tjera te ketij niveli,ku te krijohet nje program on-line ku te mblidhen info.per qirate e ku te krijohet nje treg kompetitiv,ku studentet te mund te zgjedhin qirate me te uleta.Ne bote ka site te tilla ku mund te besh krahasim cmimesh,p.sh per hotelet eshte /Trivago/.Pse te mos kete dhe ne Shqiperi nje site te ngjashem,por per qirate?

    Përgjigju
  • Timi: 19/09/2022 19:20

    Ikni dhe punoni ashtu si bejne studentet qe studiojn jasht shtetit

    Përgjigju
  • Asllan: 19/09/2022 15:33

    Ky studenti nga e djathta qënka si gjujtsit e Cllevios me kapele mbrapsht

    Përgjigju
  • Sadiu: 19/09/2022 15:18

    Studentet kërkokan daljen ne presionin minimal. Pika çfarë të ardhme po edukojmë, njesoj si hajdut Iliridhe shkatërrus Sali krimineli.

    Përgjigju
  • valon: 19/09/2022 14:33

    Shiko cfar kerkesash kane keta plera, ore keta mesojne per vete apo cfar. Shiti u ka siguruar konvikte dhe menca por keta duan shtepi me qera qe i kthejne ne bordello, shikoni sa te ndyre jane nuk mendojne qe pensionistet qe kane kontribuar tere jeten marin me pak se 100 euro.....

    Përgjigju
  • Vlora: 19/09/2022 11:55

    Njeri nga keta ne foto eshte protestues profesionist

    Përgjigju
  • Studenti: 19/09/2022 11:54

    I njejti surrat I pd saher qe I ngrifet studenteve gjasme te pavarur

    Përgjigju
  • Berti: 19/09/2022 11:50

    Po pse me €, apo ci q* temen, hedhim njeher llafin po doli gje…

    Përgjigju
  • Ilir: 19/09/2022 11:23

    Shkoni e punoni sic kemi bere ne rrugeve te evropes. Kemi mbaru dhe shkolle dhe kemi punu. Ju dashket ndihme nga shteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?