Tiranë/ Studentët kërkojnë 4 mensa publike, peticioni në Bashki! Marrin shembull Kosovën: Një vakt kushton 0.5 cent

23 Dhjetor 2022, 21:07| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 21:21

  • Share

Peticioni me 6650 firmat e studentëve u dorëzuan në bashkinë e Tiranës me qëllim krijimin e 4 mensave publike në kryeqytet.

"Jemi këtu përpara Këshillit Bashkiak Tiranë, me 6650 firma studentësh dhe qytetarësh të Tiranës të cilët na kanë mandatuar për të depozituar këtë nismë ligjore nga qytetarët ashtu sic e parashikon neni 20 i ligjit për vetëqeverisjen vendore e cila i hap rrugë shqyrtimit dhe vendimarrjes së këtij këshilli për të mundësuar 4 mensa në 4 rezidencat univeristare studentore."

Duke marrë si shembull Kosovën, studentët treguan se shpezimet për ushqyerje këtu kushtojnë më shumë.

"Në Kosovë, një vakt në mensën publike kushton 0.5 cent, në Francë 1 vakt kushton 1.5 euro për studentët, në Gjermani 3 euro, ndërsa në Shqipëri 1 vakt të zbraz xhepat.  2009 euro i duhen një studenti për 9 muaj që të hajë në mënyre modeste vaktet, 50% e parave shkojnë për të ngrënë ushqim", tha një studente.

Armelda Ago, studente në vitin e pare në degën infermieri e përgjithshme, për Repot Tv tregon se para se të vinte nga Konispoli në Tiranë për studime as nuk e kishte imagjinuar se do të shpenzonte kaq shumë.

Në mungesë të mensave publike studentët detyrohen t’i konsumojnë vaktet në mensa private, ku çmimet janë shumëfish më të shtrenjta.

Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2022 00:53

    100 % dakord me studentet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?