Studenti veterinar që studion në Tiranë nuk harron fermën e familjes! Vilson Zela: Çdo fundjavë në Kukës, punoj në tokë e stallë! Keqardhje që blegtoria po braktiset

29 Tetor 2023, 15:38| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 16:46

  • Share

Vilson Zela 22 vjeç, nga fshati Bushat i Kukësit është ndër të paktët studentë të mjekësisë veterinare.

Në fillim kur zgjodhi këtë degë, kishte frikë se do gjykohej, por sot, në vitin e katër të studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është shumë i lumtur që po ndjek gjurmët e babait të tij, i cili ushtron profesionin e veterinerit prej 40 vitesh.

“Unë jam student i mjekësisë veterinare në vitin e katërt. Studioj në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kam bërë zgjedhjen e duhur që kam zgjedhur atë degë. Nga mentaliteti i zonës, kisha ca pikëpyetje, frikë. Të gjithë e mendojnë si një profesion të rëndomtë. Por, që kur vajta në fillim e kuptova që kam bërë zgjedhjen e duhur. Është një profesion i nderuar dhe respektuar. Tre vitet e para kanë të bëjnë me formimin e përgjithshëm. Në vitin e katër trajtojmë sëmundjet e kafshëve. Mund të bëjmë skemat e kontrollit të përgjithshëm. Gjëra bazike momentalisht, por ky vikt është vendimtar. Arrimë e fusim këmbët tamam në profesionin tonë.  Kam parë disa sëmundje tek kafshët. Kam marrë pjesë në lindje të kafshëve. Jemi një fakultet që studion të gjitha kafshët”, tha i riu.

Atë që mëson në leksion, i riu e vendos në praktikë çdo fundjavë në fermën e familjes së tij në Kukës.

Ditën e nis me pastrimin dhe ushqimin e bagëtive në stallë.

Më pas, u përkushtohet 50 dylym tokë, në të cilat familja e tij kultivon të gjitha llojet e produkteve bujqësore, nga gruri, misri, patatja, lakra e perimeve të tjera.

Klima dhe dalja vonë e prodhimit, janë në disfavor të fermës për shkak se tregu është i mbushur me prodhime nga Myzeqeja. Megjithatë kjo nuk e bën aspak pesimist.

“Është fundi i prodhimit. Vetëm kultura e lakrës arrin temperaturën. Fill pas patates dhe qepës, ne përgatisim kulturën e dytë që është lakra. Ka lakra që arrinë deri në 7-8 kg. Më kryesorja është sigurimi i tregut. Kemi arritur ta krijojmë mallin, por problemi që hasim çdo vit është tregu i shitjes. Ka produkt të një cilësie shumë të mirë, por nuk ka shitje. Ose çmimi është përtokë. Kur produkti jonë del në tre., tregu është i mbushur. Kemi pleh organik”, tha Vilsoni.

Më tepër keqardhje Vilsoni shpreh që çdo vit e më shumë njerëzit po braktisin fshatrat, heqin dorë nga bujqësia dhe mbarështimi i gjedhëve.

“Personalisht mua më pëlqejnë kafshët e mëdha. Kafshët e prodhimit. Gjedhi ka një rëndësi shumë të madhe se është burimi kryesor i qumështit. Është një kafshë që ja vlen të investohet. Një frikë e madhe si një veteriner është që ka rënë numri i fermerëve, krerëve. Kanë hequr dorë nga kafshët. Në të gjitha shtetet fermerët subvencionohet. Ka nevojë për një dorë të fortë”, tregoi i riu.  

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/10/2023 23:57

    Nuk duhet te ndihesh i paragjykuar per zgjedhjen e ketij profesioni.Ketu ku jetoj une klinikat veterinare jane te perhapura gati si sallonet e bukurise dhe kane shume fitim,sepse njerezit mbajne si /pet/ qen,mace,zogj,reptile,brejtes,peshq,qe te gjithe heret a vone kane nevoje per veterinerin,ashtu si njerezit per doktorin,pa llogaritur sa i nevojshem eshte ne fshat, ferma blektorale,pulari e deri ne bletari e ferma peshku ky lloj profesioni.Per fat te keq ne Shqiperi kur mendojne veteriner e barazojne me kujdesjen shendetsore vetem per disa kafshe e zakonisht ne fshat,pa menduar per rrezen e gjere te ketij profesioni.Vetem nje rekomandim kam per zoterine:Ne vitet e ardhshme investo pak te stalla,krijohu lopeve kushte me te mira,sidomos higjenike.Ajo dyshemeja e stalles duhet bere e tille qe kafshet te mos qendrojne e shtihen mbi jashtqitjet e tyre.Nje sistem rudimentar me pastrim uji e filtrim ne dysheme nepermjet nje kanali i lidhur me gropa te caktuara per ujerat e zeza do te ishte nje investim shume i mire e i vlefshem.Do te ulte infeksionet e semundjet ne kafshet, do te shtonte me teper sigurine e qumeshtit,por dhe tokave bujqesore perreth qe mikrobe qe gjendet te kafshet E-coli,listeria,antraksi,etj te mos kalojne nepermjet jashqitjeve te tyre dhe te prodhimet per njerezit.

    Përgjigju
  • aliu: 29/10/2023 19:49

    bravo o vella,,,te tille njrez i duhen shqiperise,,jo trafikante drroge...shkoji lopet beji 300 cope..

    Përgjigju
  • Meri: 29/10/2023 17:28

    Bravo....,dembelët meren me paragjykime,puntorēt si ti,punojnë kudo ku gjejnë punë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?