Nga protesta e studentëve të Mjekësisë

Studime falas në këmbim të punësimit të detyruar në Shqipëri! 'Diplomë peng' ose paguaj! Zbardhen detajet e pr/ligjit për studentët e Mjekësisë

6 Korrik 2023, 02:37| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 10:19

  • Share

Qeveria ka ndërmarrë një nismë ligjore me të cilën thotë se ka qëllim plotësimin sa më parë të nevojave për mjekë që ka vendi si dhe në sigurimin e ofrimit te shërbimit shëndetësor për periudhat ne vijim.

Sipas pr/ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë” studentëve aplikantë në mjekësi por dhe ata që janë në vijim të studimeve u ofrohet mundësia të firmosë një marrëveshje në bazë të së cilës ata duhet të punojnë në spitalet shqiptare për një periudhë 2 – 5 vjeçare pas diplomimit. Nëse ata pranojnë ta firmosin marrëveshjen do të përjashtohen nga tarifat e shkollimit gjatë gjithë studimit gjithashtu do të kenë dhe disa përfitime të tjera sociale. 

Pr/ligji i cili nuk ka dalë në konsultim publik u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë mesditën e 5 korrikut 2023, e disa orë më pas u dorëzua në Kuvend ku kërkohet të kalohet me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë studentët e mjekësisë kanë paralajëruar protestë për ditën e sotme.

“Diploma peng” tek spitali publik ose privat
Në nenin 4 të pr/ligjit thuhet se për studenti nënshkruan marrëveshje, para regjistrimit të tij si fitues në këtë program. Marrëveshja lidhet ndërmjet tij, ministrisë përgjegjëse për arsimin, ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionit të arsimit të lartë publik për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve, për jo më pak se 5 (pesë) vite në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet, deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5 (pesë)-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare.

 Në nenin 5 të pr/ligjit lihet të kuptohet që punësimi mund të jetë në institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat.

Kur shteti s’të gjen punë për 1 vit 
Në nenin 6 të pr/ligjit thuhet se në rast mospunësimi të studentit brenda 1 (një) viti kalendarik, nga data e lindjes të së drejtës për punësim, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare” 

Kur nis efektet ligji?
Ky ligj i shtrin efektet në një periudhë 3 vjeçare duke nisur nga viti akademik 2023-2024.

“ Masat do të fillojnë nga viti akademik 2023-2024 deri në vitin akademik 2027-2028, për pasojë efekti i tij do të jetë i përkohshëm, që të investojmë në ndërtimin e një sistemi shëndetësor kombëtar të fortë, rezistent, për të përmirësuar kapacitetet, duke ruajtur forcën e punës në shëndetësi dhe duke promovuar kujdesin social, njëlloj i rëndësishëm me atë shëndetësor” thuhet në relacionin e përgatitur nga ministria e Arsimit dhe dorëzuar Kuvendit.

Do të vlerësohen kërkesat e studentëve për të nënshkruar marrëveshje dhe për të përfituar sipas këtij ligji, numri i këtyre studentëve që do të punësohen pas këtij viti duke qenë se përfshihen edhe studentët e ndërmjetëm. Në vijimësi do të vlerësohet dhe numri i studentëve që do të përfitojnë çdo vit dhe mbulimi i nevojave për staf shëndetësor.

Nuk paguajnë tarifë studimi
Nëse studentët e Mjekësisë firmosin marrëveshjen, ata përfitojnë nga e drejta për të mospaguar detyrimet financiare që lidhen me pagimin e tarifës së studimeve për gjatë viteve që do të ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”.

Punësim specializimi afatgjatë
Do tu llogarihet punësim edhe periudha e specializimit afatgjatë, pavarësisht llojit të kuotës së fituar, ku një pjesë e studentëve përveç se kryejnë procesin e specializimit në strukturat shëndetësore përkatëse, edhe do të paguhen.

Program Strehimi
Studentët që kanë nënshkruar marrëveshje kanë përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. Masa e subvencionimit të interesave të kredisë për strehim, llogaritet si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan studenti. Kjo vlen edhe për studentët e ndërmjetëm, që aktualisht ndjekin këtë program studimi në institucionin e arsimit të lartë publik. Efektet e zbatimit të këtij projektligji vlejnë vetëm për vitet e mbetura për të kryer nga ana e tyre

Me vullnet të lirë
Sipas pr/ligjit respektohet vullneti I lirë, jo detyrim, i çdo studenti për të vendosur vetë nëse do të përfitojë nga të drejtat e përcaktuar në këtë ligj, me nënshkrimin e marrëveshjes apo në të kundërt do të përballojë tarifën e studimeve deri në nivelin e kostos së tyre, sipas metodologjisë së përcaktuar me akt nënligjor.

Qeveria e kërkon me emergjencë
Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit që pr/ligji të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar për shkak të nevojës emergjente që paraqitet për miratimin dhe hyrjen në fuqi të tij, para fillimit të procedurave për aplikimin dhe regjistrimin e kandidatëve për studentë në fushën e mjekësisë për vitin e ri akademik 2023-2024.

“Në këtë aspekt theksojmë se duke qenë se viti i ri akademik fillon më datë 02.10.2023 dhe aplikimet për të përzgjedhur programet e studimit fillon gjatë muajit korrik, vlerësojmë se është shumë e domosdoshme që ligji të ketë hyrë në fuqi para zhvillimit të procedurave për regjistrim nga studentët me qëllim që ata të njihen me përmbajtje e ti dhe të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatim” thuhet në relacion.

Mund te punesohet dhe ne privat
Në nenin 5 të pr/ligjit shkruhet se nëse student nuk pranon të firmosë për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, atëherë ai do të paguajë tarifën e studimit e cila do të jetë e re.

“Studenti, që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, public ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim me ministrinë përgjegjëse për arsimin, ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë dhe institucionin e arsimit të lartë public, sipas përcaktimeve të nenit 4, të këtij ligji, paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve.”

Tarifat e reja
Institucionet përgjegjëse pas miratimit të pr/ligjit do të përcaktojnë koston reale të studimit, e cila do të realizohet sipas një metodologjie të përcaktuar. Elementët kyç mbi të cilët do të bazohet metodologjia e përllogaritjes së kostos, janë shpenzimet e personelit, të cilat në institucionet e arsimi të lartë publike vlerësohen rreth 75% të kostos së studimit, shpenzimet korrente për blerje mallrash dhe shërbimesh të cilat vlerësohen rreth 10% të kostos dhe shpenzimet kapitale të cilat zënë vlerësohen rreth 15% të kostos së studimit.

Tarifat e reja të përcaktuara, në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes i referohen vetëm viteve të ardhshme akademike, pa patur efekte prapavepruese. Kjo vlen dhe për studentët e ndërmjetëm.

Sa është kostoja ne buxhet?
Kostoja e përllogaritur në total mbi buxhetin e shtetit gjatë periudhës 3- vjeçare menjëherë pas miratimit të ligjit për vitin 2023 është 588 milionë lekë, për vitin 2024 është 500 milionë lekë dhe për vitin 2025 400 mln lekë.

Kostot financiare që shoqërojnë ndryshimet e parashikuara në projektligj, do të konsiderohen gjatë procesit të përgatitjes së PBA 2024-2026 (faza e dytë) dhe në hartimin e projektbuxhetit të vitit 2024-2026. Këto efekte do të përllogariten dhe dërgohen në Ministrinë e Financave, për të konsideruar impaktin shtesë në buxhet” thuhet në relacion

Ndahen detyrat
Institucionet publike të arsimit të lartë në fushën e shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, do të jenë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji

Institucionet publike të arsimit të lartë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jenë përgjegjëse edhe për mbulimin e shpenzimeve për kostot e studimeve të studentëve që pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë masat për punësimin me prioritet të studentëve që nënshkruajnë marrëveshje.

Skenaret nga pozitivi tek pesimisti dhe efektet financiare
Në faqen 14 të relacionit ku flitet për ndikimin ekonomik shkruhet se miratimi i këtij projektligji mund të sjellë efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit/Universitetin e Mjekësisë Tiranë, “vetëm në rast se të gjithë studentët që ndjekin këtë program studimi nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mbajtjen e diplomës për  një periudhë 2 (dy)-vjeçare deri 5 (pesë)-vjeçare pas përfundimit të studimeve”

Gjithashtu në relacion flitet dhe për skenarët e aplikimit të këtij pr/ligji, skenari realist, skenari pesimist dhe skenari optimist dhe efektet financiare

Sipas një skenari më realist, supozohet se 50% e studentëve do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje.

- Efekti financiar për studentët që do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen (përveç atyre që tashmë e përfitojnë përjashtimin) për shkak se do të nënshkruajnë marrëveshjen për qëndrim 2-5 vjeçar në Shqipëri përllogaritet: 325 studentë shtesë*45.000/2 lekë = 7.312.500 lekë fonde të nevojshme nga buxheti i shtetit për përballimin e përjashtimit nga tarifa. Kjo kategori studentësh supozohet se do të paguajë 50% të tarifës (45.000/2 lekë).”

Sipas një skenari pesimist, në rast se të gjithë studentët nuk do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të paguajnë koston e plotë të studimeve, efekti financiar në të ardhura (bazuar në koston e përafërt të studimit) përllogaritet rreth 1,6 miliardë lekë shtesë. Por që ky skenar duket jorealist nga ekspertët.

Skenari i tretë ai, optimist, parasheh se nëse të gjithë studentët, - pra 863 studentë që aktualisht përfitojnë përjashtimin nga tarifa e studimit - pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje dhe të punojnë në Republikën e Shqipërisë, efekti financiar shtesë, që duhet të përballohet nga buxheti i shtetit apo universiteti, përllogaritet rreth 38 835 000 lekë të ardhura të munguara për shkak të përjashtimit të të gjithë studentëve nga tarifat e shkollimit dhe do të nevojiten fonde shtesë për të përballuar këtë efekt financiar nga buxheti i shtetit.

Statistikat: 2 nga 10 mjekë ikin jashtë  
Sipas të dhënave të OECD-së, ( Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim)  deri në vitin 2017 rreth 770 mjekë shqiptarë punonin në vende të tjera brenda OECD-së. Ndërkaq vlerësohet se deri në vitin 2022 totali i mjekëve të trajnuar në Shqipëri, por që punojnë në vendet e OECD-së, është mbi 1 200 mjekë, me mbizotërim largimin drejt Gjermanisë, SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Italisë. Shkalla e emigrimit vlerësohet të jetë rreth 19.8% ose, e thënë ndryshe, për çdo 10 mjekë që trajnohen në Shqipëri, afërsisht 2 largohen jashtë vendit. Sipas bazës së të dhënave të OECD-së, totali i mjekëve që punojnë në vendet e OECD-së, por të trajnuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, vlerësohet afër 7 000 në vitin 2021.

Çfarë synohet
Përmes këtij pr/ligji ku ofrohet trajtim i veçantë për studentët që regjistrohen për herë të parë apo ndjekin programin e integruar të studimit “Mjekësi e Përgjithshme” dhe që pranojnë të punojnë në vend pas diplomimit të tyre, synohet që të nxisë të gjithë studentët që të kontribuojnë në sistemin shëndetësor të Republikës së Shqipërisë, si dhe u jep atyre një shtysë për ecurinë e tyre dhe përfshirjen në tregun e punës pas diplomimit.

(Kliko këtu për të lexuar projektligjin e mjeksisë)

(Kliko këtu për të lexuar relacionin e mjeksisë)

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 07/07/2023 01:18

    Edhe ENVERI njesoj bente DO RRINI KETU SE ME DUHENI KETU!

    Përgjigju
  • E Majta: 07/07/2023 01:17

    Ca flisni ore po duan diplome te subvencionuar nga populli me i varfer i europes do i sherbejne atij ne te kundert sduhet te paguajn vetem kosto.

    Përgjigju
    • Rit tarifat: 07/07/2023 09:01

      Mos bëj detyrim se s'të rri njeri

  • Faik: 06/07/2023 21:36

    RESPEKTE pèr STUDENTÈT dhe RININÉ e SHQIPÈRISÈ , qè ikin FATKEQSISHT nga SHQIPÈRIA , sepse NUK mund tè jetojnè bashkè me Politikanèt HAJDUTÈ , KUSARÈ , BANDITÈ , KRYE KRIMINELÉ dhe GRABITQARÈ té Félliqur tè kètyre 33 Viteve QÉNÈRI dhe SHKÈRDHATOKRACI !!! NEVERI dhe URREJTJE pèr gjithè klasèn Politike 33 Vjeçare Pa Pèrjashtim !!!!!!!! RESPEKTE dhe vetèm RESPEKTE pèr STUDENTÈT e MREKULLUESHÈM tè SHQIPÈRISÉ

    Përgjigju
    • Kur si bie dot gomarit: 06/07/2023 22:59

      Kur qeveria e dhunës shqiptare s'ka cfarë i bën dot shetit të respektuar të Gjermanise që po i merr dashnoren e abuzuar studente, fillon me planin e peng marrjes se studentëve. Studentët do ju ikin që në gjimnaz. A do i detyroni dhe ata të studjojnë per mjekësi në Shqipëri? Femijët do ju ikin që në djep. Kur nuk ju rri pakistanezi e indiani aty, s'ka shanc me ju shqiptari. Lajmi po përhapet , ikni. Tani qeveria është në luftë të hapur pa doreza ndaj popullit që e konsideron prone te saj.

  • Noku: 06/07/2023 19:42

    Si mund ti bllokohet e drejta e punesimit jashte te rinjve! Ndalet punesimi i detyruar. Pastaj shyqyr qe gjejne pune jashte, se ne kete menyre clirohet edhe tregu i punes. Apo doni mjeke me 500 euro ne muaj qe pine raki tere diten

    Përgjigju
    • e drejta: 07/07/2023 13:31

      TE PAGUAJNE TAKSAT DERI ME NJE DHE TE SHKOJNE EDHE NE DJALL PO DESHEN, NUK I PENGON NJERI...DUAN UNIVERSITET GRATIS DHE 0 KONTRIBUT, SKA ME QOFTE KE DAJA

  • Goni: 06/07/2023 17:25

    Po te beje ligje edhe per profesioner e tjera ky mbreti, pse vetem mjekesia. Doktorra doni, por dhe skllever i doni ama, paguajini mire. Se sjane lypsa

    Përgjigju
  • Loni Paragoni: 06/07/2023 17:23

    Nuk do ta konsideroj pengdiplome.Pjese e sistemit te diplomimit ne Universitetin e Mjekesise.Pese vjet Pune praktike si mjek per kualifikim profesional, kundrejt punesimit me pagese,deri ne marrjen e diplomes.Me pas Jane te lire te qendrojne ne detyren,te kerkojne specializim ose te largohen jashte shtetit sipas deshires.Madje Edhe pas specializim te kondicionohen me vite Pune te detyrueshme.Ne te kunderten -kush nuk do kete sistema diplomimit,te jete i lire,ne te drejten e tij te studioje jashte shtetit per mjekesi apo ku ti doje qejfi.Po keshtu Edhe per specializim.kush nuk do te shkoje per specializim jashte shtetit.Nese nje mjek qe perfundon specializim(proces kundrejt Pages), nuk do te qendrojne,te detyrohet te ktheje mbrapsh shpenzimet e shtetit per specializim e tij(kryesisht paga mujore,si dhe shpenzimet per kurse specializimi te shkurtra te shpenziara nga institucionit per keto lloj specializimesh te domosdoshme per profesionin.)

    Përgjigju
  • XXX: 06/07/2023 16:31

    Paguani studimet legena, nese nuk doni kushte. Nese doni shkollim falas ath pranoni kushtet, njerez legena.

    Përgjigju
    • Kik: 06/07/2023 17:24

      Ligj i vonuar, me taksat tona u shkolluan tani iki bravo qeveria te behet per te gjithe qe studioijn ne shtet

  • shqip: 06/07/2023 13:09

    Pse largohen te rinjte. Jo se ska kushte ketu por qe te punosh duhet te kalosh neper zyrat e shtetit e te Safetit. Shqiptaret po perdhunohen per nje vend pune a per me zgjishe nje hall. Prandaj me mire mundohen jashte por dinjitetin sta heq kush.

    Përgjigju
  • Studenti: 06/07/2023 12:53

    Studimet për mjekësi te bëhet nga 4 vjet ne 8 vjetë Një vit studimi të jetë 30 mije Euro Mbas diplomimit ta gezojnë diplomën dhe të shkojnë ku ti ketë kokra e qefit sepse nuk i kanë asnjë borgj shtetit, ne të kundërtën diploma ti mbahet peng deri sa të punojë 8 vjetë ne shërbim të komunitetit i cili me taxat e tij ka paguar shkollimin e tyre

    Përgjigju
  • Protestusi: 06/07/2023 11:35

    IKJA NUK ESHTE VETEM TEK MJEKSIA PO ATY NDOSHTA ESHTE ME E MADHE NE TE GJITHA FUSHAT KA IKJE EDHE VETE NE INTITUCIONIN KU PUNOJA KAM BERE NJE HALE ME LETRA DERI TR PAAFTESI PER PUNE KAME SHKUAR DHE JAM NE GJYQE ...PER AKUZEN DEMTIM TE IMAZHIT TE INSTITUCIONIT TE SIGURIS PO C FARE SIGURIE TANI NGA MUNGESA W NJERZVE PO REKRUTOHESHIN NJERZ PA PIKEN E STANDARTIT DREJTOHESHE NGA NJEREZ ME GODE RAKIE PARA TA GEZOJ PARTIA PUNE ME ARME ....QEVERIA DUHET TA SHIKOJ SITUATEN SI DESHTIM TE SAJ PAVARSISHT SE NJA 800 MIJ VOTA I MER APO I BLEN PUNE SAJ ...GABIMI 11 VJECAR NUK INDEKSOJ PAGAT NE RAPOT ME TE LARTE ME CMIMET I PER CDO VITE TANI NGA 400 500 RR/M DO TA BEJ 900 NUK NDODHE ASGJE ME SHUME SE INFLACION GALOPANT PRA DO MARIN ME SHUME NUMRA POR JO KURSIM JO SASI MESHUME E BLER NE CONSUM ETJ... TJETER GABIM I DHA FUQI PATRONAZHISTVE BRENDA INSTITUCIONEVE JANE MBYTES NE PUNE KALOJM TEK MJEKSIA DOKTORET E VJETER JANE SHEFA PAVIOBESH DHE ME PS KUPTOHET NUK LENE HAPSIRA PER TE RINJTE PER KARRIER PER REVILUCION NE PUNE ATA KANE FITUAR EDHE IMUNITET NGA KORRUPSIONI KUJTONI KIRURGUN ME 400 MIJ EURO U ARRESTUA U LIRUA ESHTE NE PUNE EDHE SOTE MER EDHE PARET MR VENDIM GJYKATE KU ESHTE DALLOMI ME TE NDERSHMIN...E PRA JETA ESHTE GARE PO DO DREJTESIN BRENDA JO PO DO NA GJYKOJ ZOTI PATJETER QE PO PO DUHET EDHE NE TOKE QE TE KENE SENS GJERAT NUK KA ME ESHTE I JONI PS EDHE HAPI KRAHUN...KALOJM PRAP TE SIGURIA NJERZ TE LIDHUR ME PARTIN NE TE GJITHA NIVELET NGA 2016 MBILLNIN DHE MBIELLIN DROGE HASHASH PO AI QYTETARI QE I RRIPET LEKURA TA COJ FEMIJEN STUDEN NE SHKOLL TE LATART KA E ENDERR TA DIPLOMOJ TE SHPETOJ NGA KY VEND MOS TE VUAJ SI VUAJTI VET.. TI ME VENDIM QEVERIA JA BENE STUDIMET NGA 15 MIJ EURO NE 30 MIJ JA MBAN PENG 5 VITE AI I HASHASHI DIPLOMOHET NE PRIVAT DHE GJERMANI ANGELI AMERIK I THOT O SHOKE AKOMA NE HALEN TONE JENI JU U ZGJATA PAK SHPRESOJ TA PASQYROJN...

    Përgjigju
  • Pune: 06/07/2023 10:42

    Kjo eshte e gjitha politike dhe do deshtoje. Kush flet per mjeksine keta plehrat e Saliut e te Ilirit qe ne kohen e tyre nuk behej fjale te kerkoje sherbim shendentsore dhe spitalet ne Tirane ishin katastrofe.

    Përgjigju
  • Mendimi im: 06/07/2023 10:37

    Nuk ka gjykate qe lejon t’i merret diploma peng dikujt per cfaredo arsyeje. Une do e beja skemen si me poshte: 1. Te ngrihen tarifat e studimit per te reflektuar koston reale per shtetin. 2. Kush nuk paguan dot tarifat merr kredi 10 vjecare nga shteti. 3. Ne fund te cdo viti pune te kaluar ne Shqiperi shteti te rimburson 10% te kostos se studimeve (ose te shumes se kredise).

    Përgjigju
    • Endri: 06/07/2023 11:10

      Ne Itali ka qe ne vitet 90 qe eshte kjo, per akademine ushtarake per te cilen shteti mbulon te gjitha shpenzimet dhe jep edhe nje rroge te vogel. Kur mbaron je i detyruar te punosh per 8 vjet ne ushtri pastaj mund te ikesh. Ne te kundert paguan shepnzimet

  • Xhixhi: 06/07/2023 10:15

    Nuk eshte menyra e drejte per te mbajtur studentet ne vend. Duhen joshur studentet qe te qendrojne. Per vete deputetet i 4-fishuan pagat,dietat, pse s'bejne te njejten gje me doktoret? Nga ana tjeter, edhe studentet e sotem, s'jane me si studentet e dhjetorit te 1991, qe i vune flaken Shqiperise. Keta te sotmit jane qofte, protestojne nga instagrami e tik-toku.

    Përgjigju
    • Doktori: 06/07/2023 10:39

      Mos i fut te gjithe ne thes ti. Shumica nuk kane asnje problem ti sherbejne popullit te vet 5 vjet prandaj nuk dali ne proteste pas injoranteve. Perkundrazi me eksperiencen qe marrin do kene mundesi per me shume punesim jashte apo brenda vendit nese duan te ndrojne punen. Rrogat ju ngriten doktoreve po si duket ti nuk ke as vesh dhe as sy. Nje infermier merr rreth 800 euro ne muaj, nje doktor 1,200 euro apo me shume sipas ekspertizes. Ka qe marrin edhe nga 2 mij euro ne muaj rroge pa futur ketu oret shtese apo vizitat jashte Tiranes qe marrin ekstra 100 euro ne dite nga shteti. Mos kujto se ne Gjermani behet nami, e kane 45% taksen e punes ata. Nese e ke 100 mij euro ne vit rrogen 45 mij jane taksa dhe 2 mij euro qiraja e baneses.

  • e drejta: 06/07/2023 08:55

    vendim shume i drejte....

    Përgjigju
  • Për të marr: 06/07/2023 05:06

    Më parë të mbanin peng petagogët për atë të shkret diplomë, tani të mban peng dhe qeveria. Po pa diplomë bëhesh politikan spiun

    Përgjigju
  • Kot e ka: 06/07/2023 04:53

    Nuk proteston njeri, se rruga e hapur është të ikin. Këta janë nga ata që paguajnë për të marrë një diplomë e tani u është rritur pazari se qeveria do pjesën e vet. Paguaj petagog e Dekan e rektor plus qeverinë të të jap diplomën.. u bë keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?