Bota

Studimi amerikan: Covid-19 është një sëmundje vaskulare, jo e rrugëve të frymëmarrjes

6 Maj 2021, 15:33| Përditesimi: 6 Maj 2021, 15:38

  • Share

COVID-19, nuk është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrje por një sëmundje vaksulare theksohet në bazë të një studimi nga Universiteti i San Diego, në SHBA.

Kjo sëmundje mund të shpjegojë mpiksjen e gjakut te disa pacientë me COVID dhe probleme të tjera si ënjtje të kyçeve, të cilat nuk janë simptoma klasike të një sëmundjeje që kanë të bëjnë me sëmundjet respiratore.

Studimi, i botuar në revistën shkencore Circulation Research tregon me saktësi se si virusi dëmton qelizat e sistemit vaskular. Përveç simptomave të ndryshme të COVID-19 që përkojnë me problemet e frymëmarrjes, ka probleme të tjera kardiovaskulare që prekin pjesë të tjera të trupit.

Ajo çfarë nuk dihej deri tani ishte mënyra se si virusi sulmon sistemin vaskular ose të qarkullimit të gjakut.

Proteina Spike sulmon receptorin ACE2, duke dëmtuar mitokondritë që gjenerojnë energjinë e qelizave, duke dëmtuar kështu endotelin(gjak që mpikset lehtë). Kjo është diçka që shumë shkencëtarë e kanë vënë re edhe më përpara, por nuk dihej roli i saktë i proteinës Spike.

Shkencëtarët krijuan një pseudovirus për studimin, i cili kishte vetëm proteinën Spike, por jo pjesën tjetër të virusit, proteinë është e mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje. Efektet në sistemin e frymëmarrjes janë pasojë e inflamacionit të indeve vaskulare në mushkëri.

"Shumë njerëz e mendojnë atë si një sëmundje të frymëmarrjes, por në të vërtetë është një sëmundje vaskulare. Kjo mund të shpjegojë pse disa njerëz pësojnë goditje në tru dhe pse disa njerëz kanë probleme në pjesë të tjera të trupit. E përbashkëta midis tyre është se të gjithë kanë problem vaskulare ", thotë ndihmës profesori i kërkimit Uri Manor, i cili është bashkë-autor i studimit.

Zbulimi ka bërë bujë dhe në veçanti ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastet e mpiksjeve të gjakut të shkaktuara nga vaksinat e Johnson&Johnson dhe AstraZeneca.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?