Sociale

Studimi i fundit/ Aktivistja ngre alarmin: Ka shifra të frikshme të rritjes së dhunës seksuale ndaj djemve në Shqipëri

24 Maj 2021, 12:17| Përditesimi: 24 Maj 2021, 12:27

  • Share

TIRANË- Të jetosh në një shoqëri përplot më paragjykime është e vështirë. Në shoqërinë shqiptare paragjykime të ndryshme ekzistojnë ende. E ftuar në studio aktivistja e shoqërisë civile ndërsa komentoi rastet e fundit të abuzimeve seksuale që janë publikuar në media u shpreh se nuk kemi ende komunikimin e duhur për temat që kanë të bëjnë me seksin.

“Ne kemi turp sepse jemi të frustuar seksualisht. Shqiptarët nuk bëjnë seks për të çliruar epshin dhe të gjitha hormone e tyre, bëjnë seks për tu pllenuar, dhe kaq. Pra e kryejnë vetëm aktin në kuadër të familjes. Ne nuk flasim hapur për seksin, rritemi të ndrydhur, mamatë akoma I thojnë vajzave të mbarojnë shkollën njëherë pastaj do gjesh kohë për këtë ndërkohë që vajza ka shkuar 27 vjece”

Ndërsa ngriti alarimin për dhunën seksuale tek gjini mashkullore, duke u shprehur se sipas një studimi të fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të tilla  sidomos në dy qarqe:

“Dhuna seksuale,përdhunimi të gjitha këto nuk ndodhin vetëm tek vajzat, ndodhin tek djemtë. Më  besoni, ka shifra alarmante të rritjes së dhunës seksuale ndaj djemve. Të ndara dhe të specifikuara në hartë në zona të ndryshme të Shqipërisëm domethënë ka dy qarqe që kanë dhunë seksuale të rritur tek djemtë. Dhe kam parë që shifrat janë alarmante dhe nuk i ndodh vetëm vajzave” përfundoi ajo.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?