Foto ilustruese

Bota

Stuhi dhe përmbytje në Bosnjë, dhjetëra banesa nën ujë, evakuohen qindra banorë

5 Nëntor 2021, 14:05| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 14:07

  • Share

Bosnje e Hercegovina është goditur nga një stuhi me reshje të dendura shiu, duke bërë që disa zona të përmbyten.

Ekipet e zjarrfikësve në Sarajevë thanë se dhjetëra ndërtesa dhe shtëpi janë nën ujë.

Situata më e rëndë është në Ilizha, Novi Grad Sarajevë dhe Tërnovë, ku po bëhet evakuimi i banorëve

“Uji ka hyrë mbërritur nëpër shtëpi, një numër i madh i objekteve të banimit janë përmbytur”, tha drejtuesi i zjarrfikësve.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në qytet, disa rrugë janë të mbyllura, qarkullimi i mjeteve të transportit nuk po funksionon, ndërsa lumi Milacka ka dalë nga shtrati.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?