E pa vënd përmëndja e emrave të patronazhistëve !
Linçim i pastër, me hallkën më të dobët të kësaj historie !
Në këtë epokë dixhitale të gjithë jemi patronazhistë të njëri tjetrit, në një formë apo në një tjetër.
Heshtin gjithë partitë politike pasi të gjitha i kanë ato të dhëna dhe patronazhistët e tyre.
Hesht dhe Komisioneri i Mbrojtjes të të dhënave Personale, hesht dhe Avokati i Popullit dhe shumë OJF që mbrojnë të drejtat e njeriut e paguhen për këtë gjë !
Lexova dhe unë skedën time, ndjeva keqardhje për personin që i kish rënë në hise gjoja të më mbikqyrte .... por më shumë më erdhi për veten .. që jam pjesë e kësaj epoke.. ku ca me dashje ca pa dashje jemi lakuriq para botes, ne dhe e anasjellta..
Ndaj dhe ky viktimizim dhe linçim më duket herë i tepruar dhe herë dashakeq për të rënë po sërish në sy..
Jetojmë në një epokë, ku çdo gjë është lakuriq .. përveç zemrës !!!