Stuhi shiu e breshëri, përmbyten 10 shtëpi në Kuçovë! Dëmtohet gruri, banorët kërkojnë dëmshpërblim

30 Maj 2023, 16:22| Përditesimi: 30 Maj 2023, 16:25

  • Share

Stuhia e shiut dhe breshrit një ditë më parë në Kuçovë shkaktuan dëme në 10 banesë në lagjen 1 maji.

Banorët thanë se është hera e parë që përmbyten nga reshjet e verës. Janë dëmtuar orenditë shtëpiake si dhe muret rrethuese të shtëpive.

“Furtunë e fuqishme! Po bëhem 83-vjeç dhe nuk kisha parë breshër të atillë. Kokrra e breshrit sa një bajame. Na i ka shkatërruar të gjitha pemët e të mbjellat”, u shpreh një i moshuar.

“Grurin e ka shkatërruar do mbetemi pa ushqim”, tha një grua.

Po kështu edhe fshati Kozare ka pësuar dëme në shumta në bujqësi, sidomos në kulturën e grurit.

Në njësinë Perondi dhe Lumas ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat njëvjeçare, kryesisht gruri”, shprehet drejtor i Zhvillimit Rural, Nazmi Sula.

Grupet e emergjencave në bashkinë e Kuçovës janë duke evidentuar dëmet në terren.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?