Bota

Stuhi shkatërruese në Kanada, 1 e vdekur 2 të zhdukur, qeveria: Më e rënda në 100 vitet e fundit

17 Nëntor 2021, 14:56| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 15:56

  • Share

Një stuhi e rrallë vdekjeprurëse ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore me  Vankuverin në Kanada. Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e rënda.

Një grua humbi jetën nga rrëshqitjet e dheut në autostradë, ndërsa ekipet e shpëtimit dyshojnë për dy persona të tjerë të zhdukur.

Trupi i gruas u gjet rreth 250 km nga Vankuveri, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze. Autoritetet thatë se ekipet e kërkim-shpëtimit nuk e kanë përcaktuar ende numrin e automjeteve të bllokuara nga rrëshqitjet.

Ministri provincial i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë shtypi se kjo ishte "stuhia më e rëndë e motit në 100 vitet e fundit.

Për mijëra banorë të zonës u urdhërua evakuimi, teksa makina shihen duke notuar në ujërat e akullta të përmbytjeve në qytet.

Ekuipazhet e helikopterëve u dërguan gjithashtu në qytetin malor të Agassiz për të shpëtuar rreth 300 njerëz që mbetën të bllokuar.

Kryeministri Justin Trudeau u tha gazetarëve në Otava se po monitoronte situatën dhe qeveria është e gatshme për të ndihmuar në çdo mënyrë ata që kanë nevojë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?