Një stuhi e rrallë vdekjeprurëse ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore me Vankuverin në Kanada. Dy autostrada që lidhin qytetin e Bregut Perëndimor u mbyllën pasi u dëmtuan nga përmbytjet e rënda.
Një grua humbi jetën nga rrëshqitjet e dheut në autostradë, ndërsa ekipet e shpëtimit dyshojnë për dy persona të tjerë të zhdukur.
Trupi i gruas u gjet rreth 250 km nga Vankuveri, sipas Policisë Mbretërore Kanadeze. Autoritetet thatë se ekipet e kërkim-shpëtimit nuk e kanë përcaktuar ende numrin e automjeteve të bllokuara nga rrëshqitjet.
Ministri provincial i Transportit, Rob Fleming, tha në një konferencë shtypi se kjo ishte "stuhia më e rëndë e motit në 100 vitet e fundit.
Për mijëra banorë të zonës u urdhërua evakuimi, teksa makina shihen duke notuar në ujërat e akullta të përmbytjeve në qytet.
Ekuipazhet e helikopterëve u dërguan gjithashtu në qytetin malor të Agassiz për të shpëtuar rreth 300 njerëz që mbetën të bllokuar.
Kryeministri Justin Trudeau u tha gazetarëve në Otava se po monitoronte situatën dhe qeveria është e gatshme për të ndihmuar në çdo mënyrë ata që kanë nevojë.