Foto nga aeroporti i Stambollit

Stuhia e paprecedentë bllokon aeroportin e Stambollit

24 Janar 2022, 21:01| Përditesimi: 24 Janar 2022, 21:04

  • Share

Orët e fundit raportohet se një stuhi e paprecedentë dëbore ka paralizuar të gjithë aeroportin e Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim dhe çdo lëvizje brenda dhe jashtë tij.

Stuhia u shfaq në përmasa kaq të mëdha sa ka bllokuar edhe zbritjen e shumë pasagjerëve nga avionët e kompanive ajrore që operojnë në këtë aeroport.

Megjithatë, autoritetetet në terren duken të angazhuara për të siguruar mirëqenien dhe kujdesin e udhëtarëve në bashkëpunim edhe me ekipet e kompanive ajrore.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?