U përfol që mund të kishte një rikthim me kombëtaren e Suedisë, por përfundimisht Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë, të paktën në fushën e blertë.
Një deklaratë e Federatës Suedeze të Futbollit, që është shpërndarë sot, bën me dije se trajneri Johanson nuk do ta grumbullojë sulmuesin 36-vjeçar në “Russia 2018”.
Futbollistët e Suedisë, nëpërmjet mbrojtësit Grankvist, donin të dinin vendimin, nëse Ibra do të ishte në grup apo jo. Kurse vetë trajneri Johanson kishte thënë më parë se Ibrahimoviç ishte një lojtar i tërhequr nga kombëtarja.
Komento
Jo Suedia nuk vendosi, por vet Zlatan-i u tha jo për të treten herë!
Përgjigju