Kryetari i PL-së, Ilir Meta

Sulm terrorist në Tiranë!

29 Tetor 2022, 18:27| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 18:29

  • Share

Persona të maskuar kanë shfrytëzuar dritaren e hapur për të hedhur një libër brenda sallës ku mbahej Konventa e Partisë së Lirisë, në një zonë shumë të populluar në kryeqytet.

Burime policore bëjnë të ditur se fatmirësisht libri nuk është hapur dhe si rrjedhojë nuk ka pasur viktima.

Megjithatë, rreth 35 anëtarë të PL-së që arritën të lexojnë kopertinën ndodhen në trajtim intensiv në Departamentin e Traumatologjisë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia po heton detajet e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarve. Kopertina e librit shkruante: “Edukata Sentimentale – Gustav Flober”.

(Ky lajm u përditësua sipas një transmetimi të Ervin Qafmollës për një ngjarje të ngjashme rreth 7 vite më parë).

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?