Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur

2 Maj, 11:30| Përditesimi: 2 Maj, 16:17

  • Share

TIRANE- Në çeljen e javës së Evropës 2024 në Shqipëri, ambasadori i BE Silvio Gonzato i bëri thirrje sot (2 maj 2024) politikës të mos ndërhyjë por të lërë drejtësinë të bëjë punën e vet. 

Gonzato nuk komentoi paraqitjen në SPAK të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për dosjen e Inceneratorit të qytetit, por nënvizoi mbështetjen ndaj SPAK dhe rolin e rëndësishëm që ka në luftën kundër korrupsionit si një ndër kriteret kyçe për integrimin e Shqipërisë në BE.

" Në fakt kjo nuk ka të bëjë me temën që jemi mbledhur, megjithatë nuk e kam problem  që të përgjigjem. Ju e dini që ne nuk komentojmë për hetimet për të cilat po vijojnë gjatë punës së SPAK-ut, përveçse kur ne shprehim mbështetjen tonë për SPAK-un dhe gjithmonë ju do të më  dëgjoni se unë mbështes profesionalizmin e SPAK-ut dhe rëndësi që ka puna që bën ky instuticion.  Siç e dini sundimi i ligjit lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit te organizuar e cila ështëe edhe në thelb të punës të SPAK-ut janë pjesë e kapitujve  themelorë të BE që janë kapituj që do të hapen të parat dhe do të mbyllen të fundit në negociatat me BE. 

Prandaj është kyçe për shumë raste që të eliminohet tërësisht korrupsioni, sepse ky është një parakusht për tu bërë anëtarë në BE . Nuk do të hyj në çështjen e z.Veliaj  se SPAK po bën punën e vet. Kam besim të plotë te ta dhe ata kanë në dorë punën që po bëjnë.

Theksoi se bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës do të vijojë pasi projektet kanë qëllim të ndihmojnë qytetarët shqiptarë të bëhen shtetas të BE në të ardhmen

"Ne do te vijojmë punën me Bashkinë e Tiranës,  sepse po bëjmë punë shumë të rëndësishme si transporti i gjelbër, do të përurojmë edhe disa shkolla se kjo është pjesë e punës sonë.
 Unë jam këtu për të ndihmuar Shqipërinë dhe që qytetarët shqiptarë të bëhen shtetas të BE në të ardhmen. Ky është objektivi im dhe për këtë jam i fokusuar në punën time"

Gonzato nuk pranoi se BE po mban standard të dyfishtë duke iu referuar pyetjes së një gazetari se reagohet vetëm kur Meta sulmon SPAK por jo ndaj kryeministrit Rama kur ky i fundit sulmon drejtësinë. 

"Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet" tha Gonzato ne konferencë për median.

Vota e diasporës?

Për votën e diasporës, Gonzato u kërkoi palëve politike të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Gonzato: Qëndrimi ynë konsisten. Kuvendi të shohë rekomandimin që ka ofruar OSBE/ODIHR e të ndjekë punën përkatëse në mënyrë konstruktive. Mendoj se duhet të arriijnë mirekuptim dhe ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen.

Anëtarësimi në BE, “en block”, apo kushte të veçanta për secilin vend?

I pyetur lidhur me të ardhmen e Ballkanit në BE, Gonzato tha se sinjalet nga Brukseli janë mjaft pozitive, por rikujtoi edhe njëherë se pranimi në familjen europiane, bazohet te merita.

Gonzato: “Jemi në një moment shumë pozitiv nga sinjalet që me vijnë nga Brukseli. Ne jemi seriozë për plotësimin e procesit të zgjerimit, sepse vendet e Ballkani Perëndimor janë të rrethuar nga vendet e BE. Shtetet anëtare e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje për begatinë e të ardhmen e vet BE. Nuk e shohim si favor ndaj jush, por si diçka që përfitojnë të gjithë. Pranimi bazohet te merita.

Deklaratat e ambasadorit të BE-së u bënë gjatë një konference për median sot (2 maj) kur u çel java europiane. 

Ora 12:25
Gonzato mesazh medias: Informoni bazuar mbi fakte e të vërteta! BE-në e keni në krah

 

Në çeljen e javës Europiane ambasadori I BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato përcolli dhe një mesazh për median një ditë para ditës ndërkombëtare të lirisë së medias.  Duke nënvizuar rolin e rëndësishëm në shoqërinë demokratike I bëri thirrje gazetarëve të thotë të vërtetat bazuar në fakte.

“Është e rëndësishme kur flasim për BE-në në Shqipëri nuk flasim thjesht për zhvillimin e infratrukrurës, ekomomik e punës. …Është shumë e rëndësishme për një shoqëri demokratike që të reagoni për atë që është e drejta e qytetarit. Të jenë të informuar me informacione të bazuara mbi fakte e të vërteta. E di që këto janë gjëra që shpesh ju kanë bërë që të jeni objekt sulmesh apo kritikash por tek BE do të mund të mbështeteni gjithnjë. E ne do jemi krah jush”

Dita ndërkombëtare e Lirisë së Medias kremtohet përvit në 3 maj, me qëllimin të sjellë në vëmendje punën e gazetareve e të nxjerrë në pah vështirësitë e mëdha me të cilat ata ndeshen në përpjekjet për të treguar të vërtetën.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?