Bota

Sulmet kibernetike ruse, SHBA-ja vendosë sanksione ndaj Rusisë

15 Prill 2021, 13:55| Përditesimi: 15 Prill 2021, 15:02

  • Share

Në përgjigje të ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe sulmeve kibernetike në vend, administrata e Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe dëboi personelin diplomatik.

SHBA fajësuan Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse si forca që qëndron pas sulmit të SolarËinds që preku qeverinë federale si dhe pjesë të gjera të sektorit privat.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan deklaroi për CNN se qëllimi i administratës është të japë një përgjigje të duhur ndaj sulmeve ruse.

Sanksionet shënjestrojnë dhjetëra individë, duke përfshirë zyrtarë të inteligjencës ruse dhe masa do të përfshijë edhe dëbimin e deri në 10 zyrtarëve dhe diplomatëve rusë.

Prej disa javësh administrata e Biden, ka dhënë sinjale se po përgatit një përgjigje ndaj shkeljes së sigurisë kibernetike.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe kompanitë e teknologjisë kanë thënë se sulmi kibernetik që u zbulua në dhjetor të vitit 2020, mund të ishte bërë nga ana e hakerëve rusë, akuza e hedhur poshtë nga Moska.

Nga sulmi kibernetik janë prekur të paktën nëntë agjenci qeveritare, përfshirë departamentin e Thesarit, atë të Drejtësisë dhe të Tregtisë si dhe 100 ndërmarrje private.

Sanksionet gjithashtu kanë për qëllim hakmarrjen për ndërhyrjen e pretenduar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndërhyrje e cila sipas agjencive të inteligjencës amerikane është miratuar nga Vladimir Putin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?