Gazment Bardhi

Sulmi i TV së Berishës ndaj Bardhit, tregon se 'Revolucioni' filloi të hajë bijtë e vet

4 Dhjetor 2023, 15:07
  • Share

Sulmi që televizioni “syri.tv” i bëri sot në mënyrë të hapur Gazment Bardhit, nuk është rrufe në qiell të hapur.

Nëse pak ditë më parë, Berisha ua bëri të ditur atë që janë nëpërmjet gojës së Tritanit, sot i gjuajti me “kobure” nëpërmjet televizionit të Revolucionit.

Revolucioni nuk njeh arsye, por vetëm sulme, tradhëti, gijotinë.

Ai nuk ngrihet mbi fjalën, por mbi baltën.

Ai nuk lejon mendimin, por vetëm zjarrin dhe flakën.

Bardhi u akuzua për tradhëti të lartë, njëjtë si Basha dhe të gjithë pengjet e tjerë.

E thënë me fjalë të tjera, për atë që akuzohen të gjithë “tradhëtarët” e Berishës.

Kështu iu drejtua gazetarja, duke i thënë se pse këtu bëni sikur ziheni dhe jashtë shtetit udhëtoni dhe bashkëpunoni.

Sigurisht që ditët do të jenë shtatzënë me "zhvillime" të reja në gjirin e tyre, por një gjë është e sigurt: paqe nuk do të ketë më në radhët e Revolucionit.

Ai jo vetëm që do fillojë të hajë një e nga një bijtë e vet, por, njëkohësisht, do të tregojë më qartë se retorika e bashkimit ishte një tallje dhe e hapur, se pazari mes Bardhit dhe Berishës nuk ishte për të mirën e demokratëve, por se i pari donte akses te militantët, duke negociuar një vend për veten e tij në listën e 2025, dhe i dyti donte vulën e partisë, për të marrë legjitimitet.

Duke qenë se të dy ishin të pasinqertë, gënjeshtra nuk mund të vijojë pafund dhe ajo herët a vonë do t'i nxirrte këmbët.

Bardhi, Salianji dhe ndonjë tjetër deputet që ka ende ambicie për të marrë drejtimin e “Foltores” pas Berishës, le ta vijojnë përballjen e tyre epike “për të mirën e PD-së dhe demokratëve”, por të tjerët, ata që e kanë menduar dhe besuar se ky “bashkim” do ishte rruga e duhur për të ardhur drejt pushtetit, sot duhet ta kenë më të qartë se s’ka bashkim parimor dhe ideor me Berishën.

Me të ose mund të nënshtrohesh dhe t’i bindesh, ose do duhet të durosh nga goja e Tritanit ato që mendon Berisha, dhe nga ekrani i “syrit” koburen me të cilën gjuan Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?