Një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Report Tv pyeti qytetarët se si e vlerësojnë vendimin e qeverisë për të prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
“Qeveria kishte shumë të drejtë. Ishte një sulm kibernetik që patjetër kërkonte përgjigje dhe ju dha.
Problem kampi opozitar iranian që strehohet në Manzë. Është thikë me dy presa”, shprehen qytetarët.
“Është një problem global dhe çdo vend apo organizatë mund të targetohet nga këto lloj sulmesh. Irani ka sulmuar dhe më herët organizata evropiane. Përgjigja e Shqipërisë është legjitime, por tani mendoj që dialogu është mënyra e duhur për të ulur tensionet mes dy vendeve”, shprehet një francez.
“Kam punuar në një kamp në Manzë ku kishte iranianë, ata kanë qenë kundërshtarë”, tha një qytetar.
Ndiheni të pasigurt për shkak të sulmeve që po ndodhin?
“Fare, ata janë shumë larg, s’kanë punë fare me ne.
Sa të kemi Amerikën në krah çdo gjë është në rregull”, shprehen qytetarët.
Hahaha se kujt i plasi të meret me ne një zot e di , ju ka hedhur amerika trutë e budallait duke ju bërë propagandë më keq se në kohën e monizmit
Përgjigju