Bujar Cela dhe Talo Cela dhe shtepia e ketij te fundit

Sulmi me tritol në vilën e Talo Çelës si kundërpërgjigje e tritolit të vënë në banesën e mikut të Dumanit

6 Nëntor 2020, 14:57| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 19:12

  • Share

Vetëm dy ditë pasi në banesën e Skënder Hoxhës, kushëririt të Nuredin Dumanit, në Nishtullë të Durrës, u vendos një sasi e konsiderueshme tritoli, e njëjta ngjarje është përsëritur në Elbasan. Këtë herë në banesën e Talo Çelës, personit më të kërkuar në këtë qytet nga policia. Burime nga policia thanë për “Shqiptarja.com” se ngjarja e Durrësit e ndodhur në 3 nëntor 2020 në banesën e shtetasit Skënder Hoxha, është vijim i ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e braktisur të Talo Çelës.

Konflikti lidhet me përplasjen e bandave kriminale që veprojnë nga zona e Durrësit e deri në Elbasan, ku dy ish-shokët e vjetër Nuredin Dumani dhe Talo Çela, janë përfshirë në një seri vrasjes së të një pas njëshme zonën e Durrësit e deri në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan. Tritoli i sotëm që u vendos në banesën e Talo Çelës, është një kundërpërgjegje e shpejtë në raport me ngjarjen kriminale të ndodhur në “Nishtullë” të Durrësit, në banesën e Skënder Hoxhës.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka mësuar se tritoli c4, është vendosur nga një person i vetëm, në njërën prej kollonave të shtëpisë dhe nga shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në banesë nuk ka pasur asnjë person, pasi prej kohësh vila e Talo Çelës, është e pabanueshme. Eksperët e policisë thonë se atentat e ndodhura në këtë zonë, janë si pasojë e prishjes së miqësisë mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Një muaj më parë në Elbasan, u qëllua me arëm zjarri automatik e pistoletë Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Viktima ishte vëlla i Talo Çelës, edhe ky i shpallur në kërkim dhe dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor me Dumanin në disa ngjarje kriminale, si grabitja e disa milionë eurove në aeroportin e Rinasit, apo dhe vërasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Dumani dyshohet të ketë lidhje edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, Anxhelo Avdisë dhe Dorjan Shkozës vrasje të kryera në muajt korrik dhe mars të këtij viti.

Për kapjen e Dumanit policia ka vënë si shpërblim shumën prej 10 mijë eurosh. Identifikimi i Dumanit në ngjarjen e vrasjes së Bujar Çelës, është kryer nga një kartëmonedhë 50 euro, në të cilën është gjetur një gjurmë gishti e Dumanit. Vrasja e Bujar Çelës, sipas policisë erdhi si pasojë e ekzekutimit në 15 shtator 2020 në fshatin Sinaballaj i Rrogozhinës të, Ervis Kapllanit, mikut të Nuredin Dumanit. Ndërkohë Dumani, dyshohet se ka marë pjesë dhe në vrasjen me 6 plumba të Emiljano Ramazanit në Elbasan ose siç njihej ndryshi me nofkën (Ili).

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?