Policia e Shtetit ka vijuar me arrestimet pas sulmeve ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD-ja dhe LSI-ja ditën e djeshme nga Kavaja, Klosi, Mati, Kukësi, Pogradeci, por edhe njësitë e tjera vendore. Shtatë persona janë ndaluar për sulmin ndaj KZAZ-së nr. 42 mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ku militantët e PD u konfrontuan me forcat e policisë.
Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së Kavajës, ndërsa pesë të tjerë janë militantë të PD-së, ndërkohë që 9 janë arrestuar për sulmet në Klos dhe Mat, 4 në Kukës dhe 3 në Kamëz e Vorë. Dje u arrestuan 14 persona, 7 për incidentet në Tropojë, 5 për Shkodrën dhe 2 për ngjarjet në Kamëz, ndërsa në mbrëmje u ndalua ish-deputeti Bardh Spahia për sulmet ndaj KZAZ-ve.
34 persona janë proceduar nga ngjarjet para KZAZ-ve dje në Kamëz dhe Vorë dhe 3 janë të arrestuar. Njëri nga të arrestuarit është punonjës në bashkinë e Vorës, ndërsa mes 34 të procedurave janë dy zv/ kryetarë të bashkisë së Kamzës, policë bashkiakë, punonjës të tjerë që u përfshin në incidentin e dhunshëm dje paradite, por edhe persona me precedent kriminal. Nga përplasja në Kamëz u lëndua edhe një efekti policie i bashkisë së Kamzës.
Njoftimi i plotë i policisë
Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.
Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.
Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 - vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.
Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme", "Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik", "Goditja për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit", të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:
V. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
A. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
S. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.
R. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
U. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
F. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
B. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
L. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal
H. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
F. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
D. M., banues në Kamzë.
Gj. P., banues në Valias
H. M., banues në Institut, Kamzë
Sh. H., banues në Kamz
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248 dhe 236 e Kodit Penal, i shtetasve:
A. P., banues në Marqinet, Vorë
L. H., banues në Marqinet, Vorë
Y. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.
Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:
P. B., banues në Vorë.
S. P., banues në Tiranë.
A. Sh., banues në Prezë Tiranë.
B. T., banues në Tiranë.
K. J., banues në Tiranë.
Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje.
L. K., banues në Tiranë.
A. K., banues në Tiranë.
B. K., banues në Tiranë.
G. D., banues në Tiranë.
T. G. , banues në Vorë.
Xh. S., banues në Vorë.
I. P., banues në Vorë.
S. G., banues në Vorë.
K. D., banues në Tiranë
A. K., banues në Tiranë
F. M. , banues në Vorë
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme dhe të akteve të dhunës pranë KZAZ-ve të qarkut Tiranë.
Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Kukësit ka vënë në pranga 4 persona të cilët një ditë më parë kanë dhunuar qendrën e KZAZ nr.11 tek gjimnazi 'Hazi Nela', ku në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Ndërsa janë shpallur në kërkim 7 simpatizantë të tjerë të PD-së ndrësa 4 janë proceduar në gjendje të lirë.
Të Arrestuarit janë:
-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. H., 42 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.
-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.
-E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.
Persona e lartpërmendur, akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Zyrtarë të bashkive të Beratit dhe Skraparit që drejtohen nga LSI-ja, mes tyre drejtori i Ndërmarrjes së shërbimit publik dhe shefi i policisë bashkiake janë mes 40 personave që janë marrë nën hetim për sulmet kundër KZAZ-ve.
Njoftimi i plotë i policisë së Beratit
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:
Konkretisht:
•E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
•B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)
•H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)
•M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)
•K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
•G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.
•A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.
Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrim prone"
Nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lirë pas sulmeve ndaj policisë dhe KZAZ-ve nr. 17 që ndodhej tek Biblioteka e qytetit dhe Nr. 16 që ndodhej në Pallatin e Sportit Ferit Hysa në Mat. Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkikë, administratorë dhe punonjës të tjerë.
Të arrestuarit
E.D, 21 vjeç, banues në Burrel
Xh.Gj, 55 vjeç, banues në Burrel
M.D, 53 vjeç, banues në Burrel (Polic i Bashkisë Burrel).
E.T, 49 vjeç, banues në Klos
I.Ç, 44 vjeç , banues në Klos (Administrator i njësisë administarative Suç, Klos)
M.Gj, 62 vjeç, banues në Klos
M.L, 38 vjeç, banues në Klos( Përgjegjës i zyrës së ndihmës eknomike në Klos)
R.D, 62 vjeç, banues në Klos (punonjës në mirmbajtjen e rrugës, Klos).
H.K, 46 vjeç, lindur në Klos e banues në Britani e Madhe.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 shtetas, konkretisht :
N.D, B.Ç, D.V, S.K, B.C, Sh.XH, A.B, R.K, Sh.D, J.F, K.P, E.P.
Si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas të tjerë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, "Prishje e qetësisë publike", “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Ore keta arrestohen po ce do i nxjrrin gjygjtaret e leshit, gjygjtaret e partise se shqupit qe i pregatiti tek plepat.Keta duhet te ngordhen e te mos dalin pa ber nja 5-6 vjet dhe te shlyej edhe demin e shkatuar.
PërgjigjuNuk e marr vesh se si nje tufe njerezish te Marrin materialet zgjedhore. A ka ligje qe duhen te respektohen apo o burra ta shkatarrojme ate vend
PërgjigjuE njihni nivelin e Isa Sakjes ne Kavaje,eshte fatkeqsi qe drejton kete qytet,e njohin te gjithe nivelin e kesaj familje ordinere,xhaxhai i tij Ali Sakja eshte kapobanda,njeri ordiner,kryehajdut dhe i sherreve qe ne kohe te xhaxhit,ja keta jane demokratet e Kavajes,qytetaret e ndershem i shperfillin me neveri keta plehra qe kane ndotur Kavajen.
PërgjigjuVetem nji president republike i papergjegjshem mund te shkaktoje kete kaos duke e cuar vendin ne anarki dhe perplasje civile. Askush nuk mund ti shpetoje drejtesise! Eshte koha qe qytetaret te ngrihen dhe te pastrojme politiken majtas apo djathtas qofte.
Përgjigjuka ardhur koha e kundraprotestave kryesisht para cdo selie te PD-se edhe neper rrethe dhe protesta te fuqishme para Presidences per te kundershtuar shkaterrimin e vendit. Mos e lini vendin te digjet dhe shkaterrohet nga militante forca e ligjit te veproje. Ka ardhur koha e shkopit te gomes per kedo qe shkaterron pronen e te gjitheve dhe te drejten mbarepopullore. Do te jete fatale per Shqiperine qe keta surreter te shkaterrojne punen e 30 viteve.
PërgjigjuEkzekutimi në Lezhë, flet autori: Mikun e shtëpisë e vrava se mori punëtorë të tjerë për të korrur barin=Nivel inteligjence militanti PD_je që djegin shkollat.
PërgjigjuMALOK SHPELLAR
PërgjigjuBoll me iku koha e rremujave,te zbatohet ligji sduam tja dime me per politiken
Përgjigju