Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar për atentatin ndaj ish- Presidentit Donald Trump. Ajo e ka cilësuar këtë tentativë vrasje si të papranueshme.
“Tentativa për vrasjen e ish Presidentit dhe kandidatit Donald Trump, e papranueshme!
Dhuna dhe demokracia janë të papajtueshme në shoqëritë tona, në qytetërimin e sotëm”, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Politika shqiptare dënon atentatin ndaj Trump! Begaj: Akte të tilla nuk kanë vend në demokraci! Rama: Tragjedi për botën demokratike
Xh.K/ReportTv.al