Supë krem me pulë dhe hudhra
Përbërësit:
- 300 gr mish pule
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 4 thelpinj hudhër
- 2 lgj miell
- 2 fç qumësht
- 3 fç lëng pule
- 1 lgj oriz
- 2 karrota
- 1 ls turmerik
- Boce të vogla lulelakër
- Kripë, piper i zi
- Bukë e thekur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë për rreth 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe mishin e pulës e presim në copëza të vogla. Hudhrat i grijmë imët dhe i kaurdisim së bashku me karrotat me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që mielli të mos kokrrizohet. Pasi mielli ndryshon pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë siç veprojmë me beshamelin. Shtojmë më pas mishin e pulës së bashku me lëngun, lulelakrën dhe e lëmë supën të ziejë për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngrohtë me kubikë buke të thekur me pak gjalpë dhe majdanoz.