Supë me domate dhe oriz
Përbërësit:
- 1 qepë
- 2 domate
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 3 lgj oriz
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj niseshte
- Buljon mishi / perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.
Komento