Supë me gështenja nga zonja Albana

9 Janar, 12:05| Përditesimi: 9 Janar, 12:07

  • Share

Supë me gështenja

Përbërësit:

  • 500 gr gështenja
  • 1 litër e gjysëm lëng pule
  • 100 gr gjalpë
  • 1 limon
  • 1 lugë kos
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 shkop kanelle
  • Kripë, piper

Përbërësit:

Gështenjave iu bëjmë nga një prerje në lëkurë, i vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i vëmë të ziejnë. Pasi janë zier i qërojmë menjëherë të nxehta. Në një tenxhere tjetër kaurdisim me gjalpë qepën dhe hudhrat, më pas shtojmë gështenjat dhe i trazojmë për disa minuta në zjarr të ngadaltë. Më pas shtojmë lëngun e pulës, të cilin e kemi ngrohur më parë, lëngun e limonit, kripën, piperin, kanellën dhe kosin. E lëmë supën të ziejë dhe në fund e kalojmë në blender.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?