Supë me kungull vjeshte dhe perime nga zonja Albana

7 Tetor, 11:01| Përditesimi: 7 Tetor, 11:03

  • Share

Supë me kungull vjeshte dhe perime

Përbërësit:

  • 500 gr kungull i verdhë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec
  • 1 kokë hudhre
  • 3 domate
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 100 ml pana
  • 1 lç spec i kuq pluhur
  • 1 lgj margarinë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Të gjitha perimet mbasi i lajmë mirë i vendosim në furrë duke i spërkatur me kripë, piper dhe vaj. I kalojmë më pas në blender, rregullojmë shijen me pana, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E vendosim supën për pak minuta në zjarr dhe e shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?