Supë milaneze nga zonja Albana

1 Nëntor, 11:23| Përditesimi: 1 Nëntor, 11:25

  • Share

Supë milaneze

Përbërësit:

  • 100-150 gr lëkurë derri
  • 80 gr proshutë
  • 2 degë selino
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lugë majdanoz
  • 1-2 gjethe sherebele
  • 1 patate e madhe
  • 2 karota
  • 2 kunguj të vegjël
  • 3 domate të vogla
  • 150 gr fasule
  • 100 gr bizele kokërr
  • 1/2 lakër e vogël
  • 150 gr oriz
  • Kripë, piper, rozmarinë
  • Djathë parmixhan i grirë

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe vendosim lëkurën e derrit të prerë në shirita, proshutë të prerë në kubikë, selino, hudhër, qepë, majdanoz, sherebelë, rozmarinë, patate, karota dhe kunguj të qëruar dhe të prerë në feta, domate dhe fasule. E mbulojmë me ujë të vluar dhe e e lëmë të ziejë ngadalë me kapak, për rreth 1 orë e një çerek. Më pas shtojmë lakrën e prerë në shirita dhe vijojmë gatimin dhe për 20-30 minuta të tjera. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper dhe shtojmë bizelet dhe orizin. Supa do të jetë gati pas 15-20 minutash, e shërbejmë spërkatur me djathë parmixhan. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?