Supë patatesh me presh nga zonja Albana

11 Shtator, 11:28| Përditesimi: 11 Shtator, 11:33

  • Share

Supë patatesh me presh

Përbërësit:

  • 1 qepë e madhe
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 karotë
  • 1 kërcell selino
  • 5-6 presh
  • 6 patate të mëdha
  • 1 litër ujë i ftohtë
  • 6 gjethe borziloku të freskët
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Bukë e thekur në kubikë

Përgatitja:

Presim hollë qepën, majdanozin, hudhrën, karotën dhe selinonë dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Ndërkohë pastrojmë dhe grijmë preshin dhe e kalojmë në kaurdisje me perimet e tjera për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë patatet në kubikë, hedhim ujë, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok. E lëmë supën të ziejë dhe e shërbejmë të ngrohtë ashtu siç është ose të frulatuar me bukë të thekur në kubikë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?