Super Berat Gjimshiti, i shënoi grekëve dy gola për tre minuta (VIDEO)

18 Shkurt 2022, 09:03| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 09:14

  • Share

Berat Gjimshiti ka shënuar dy golat e parë sezonalë me Atalantën. Skuadra italiane luajti në Bergamo përballë Olympiacos, sfida e parë e raundit të 1/16-ve në Europa League.

Ekipi nga Pireu mbyllën pjesën e parë në avantazh, por zikaltrit e Gasperinit kanë përmbysur rezultatin me dy gola të njëpasnjëshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare.

Gjimshiti gjeti golin e parë falë një realizimi të bukur me kokë në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më pas ndëshkoi përsëri grekët me një diagonale të saktë me të djathtën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bxl: 18/02/2022 09:43

    Po pse GJIMSHITI e jo DJIMSITI emri eshte emer nuk ndryshohet ne shkrim . E pastaj mirë DJ e thoni GJ po pse dhe SITI e thoni SHITI ? Se dhe DJOKOVIC e thoni XHOKOVIC e pse te DJIMSITI DJ eshte GJ e te DJOKOVIC DJ eshte XH ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?